Rruga e programit Nga Edi Rama
Teksa zhvillohej dje procesi zgjedhor ne Asamblene e re Kombetare dhe shihja emocionet e nje gare te forte brenda partise e nje mikrofushate qe zhvillohej per te mbeshtetur njerin a tjetrin deri ne mbylljen e votimit, pastaj me mbrapa edhe numerimin e hapur krejt transparent, nuk mund te mos mendoja per hendekun e madh mes Partise Socialiste e forcave te tjera politike ne Shqiperi. Dhe natyrisht s'eshte vetem ceshtje procedurash demokratike, po kulture demokratike ne radhe te pare pavaresisht se nje kulture e brishte dhe ende e manget ne shumecka, krahasimisht me boten e lire ku duam te integrohemi.
PS eshte e vetmja parti ne Shqiperi qe mendon, debaton, prodhon kulture demokratike ne mjedisin e mbytur politik shqiptar dhe e djeshmja ishte nje shprehje shembullore e kesaj te vertete qe jo gjithmone duket qarte, edhe per shkak se vete ne jo gjithmone e lejojme te duket sic eshte. Tani qe u mbyll kapitulli i zgjedhjeve ne parti dhe kemi kryesine e re, sekretariatin e ri ekzekutiv, Asamblene e re Kombetare me forumet ndihmese te saj e grupet e punes per shtjellimin deri ne detaje te programit te ri qeverises, eshte ora per te nisur Rrugen e Programit per nje Rilindje Shqiptare. Programi baze i miratuar nga kongresi i 5 nentorit duhet te behet prone e qytetareve dhe qytetaret duhet te perfshihen ne shtjellimin e tij. Partia Socialiste do t'u krijoje kete mundesi te gjitheve, ne qytet e ne fshat, ne Veri e ne Jug, permes kontakteve direkte dhe indirekte. Te gjitha strukturat e saj do te mobilizohen per ta mundesuar kete komunikim publik me te gjithe shqiptaret e interesuar per nje ndryshim radikal ne ekonomi, shtet, shoqeri e ne raportet me Europen.
Me ane tjeter, jam besimplote se ne forumet e PS po krijohet me shpejtesi bindja se per ta bere programin fitues ne zgjedhje nuk mjafton permbajtja e tij, sado e pasur. Duhet ne rradhe te pare rrezatimi i nje besimi qe duhet te buroje nga menyra jone e te qenit ne raport me njerezit. Nga menyra jone e te sjellurit me ta dhe e te folurit per ta. Nga menyra jone e te bashkejetuarit me njeri-tjetrin ne syte e tyre dhe e te shikuarit te njeri-tjetrit ne sy, per te vene interesat e njerezve mbi merite, hatermbetjet apo mosmarreveshjet tona. Ne te gjitha nivelet. Nga kryesia e partise ne cdo forum te saj ne bashki e komuna.
Per ta bere programin fitues duhet ta bejme ate ne radhe te pare axhenden tone te perbashket, duke i bere te gjitha axhendat personale pjese te kesaj axhende te perbashket. E mua me duket se edhe ngjarja e djeshme tregoi se po krijohet me shpejtesi kjo bindje. Programin duhet ta mbushim me shpirtin e nje familje politike qe ngroh shpirtrat e shqiptareve te sfilitur nga padrejtesite e cinizmi i politikes se genjeshtrave te medha e llogarive vogla. Kete familje politike, Partine Socialiste, duhet ta bejme strehe te ngrohte per kedo qe eshte apo deshiron te behet pjese e saj per t'i dale zot fatit te vet dhe luftuar me te tjeter kunder padrejtesise e rrenimit ekonomik e social.
Hapesiren brenda nesh duhet ta mbushim dalengadale, por pa humbur kohe me pasionin e politikes dhe entuziazmin e qellimit te perbashket, duke punuar si nje skuader, bashkejetuar si nje familje, debatuar si te aferm e duke u marre vesh si te rritur. Kjo e jona s'eshte nje parti e vasalitetit, po e rivaliteteve. Ka qene keshtu, eshte keshtu, do jete keshtu. Ne te gjitha nivelet. Por problemi yne s'jane rivalitetet. Problemi yne eshte te jetuarit keq te tyre, te mesuarit keq me to, te berit keq per shkak te tyre. Ne te gjitha nivelet.
S'mund t'u kerkojme te tjereve besim e mbeshtetje nese s'u japim nje shembull bindes te te jetuarit mire me rivalitetet, e te berit mire permes tyre, madje te sherimit te zakoneve te keqia fale rivaliteteve te shendetshme. S'mund t'u kerkojme qytetareve qe na ndjekin, na shohin e na degjojne, nese persepari nuk u ngjallim besimin frymezues se dime te punojme bashke pa rene sistematikisht ne kurthin e fajesimit te njeri-tjetrit. Dime te zgjidhim bashke probleme te veshtira pa u mbytur duke pare veten ne syprinen e nje luge me uje. Dime te qeverisim punet e tyre pa ngecur si pa te keq ne qeverisjen e puneve tona te brendshme. Njerezit e zakonshem te ketij vendi qe presin me padurim ndryshimin e rruges e te jetes se vendit, duan me plot te drejte prej partise sone arsyet per te besuar se s'kemi vetem nje program terheqes ne leter, po ne radhe te pare nje skuader te perkushtuar per ta bere ate realitet pa humbur energji e kohe me kundervenie te padobishme. E ketu s'bej asnje aluzion per disa po flas per te gjithe ne.
Une kam besuar e besoj qe duhet te ngjitemi te gjithe bashke nje shkalle me lart ne mbajtjen e pergjegjesise se madhe te te qenit pjese e udheheqesise se partise me te madhe te shqiptareve, ne nje kohe dramatike per Shqiperine e shqiptaret te cileve u duhemi per hallet e shpresat e tyre, jo per divergjencat e ambiciet tona. Rivalitetet brenda PS mund e duhet te behen forca dhe jo te mbeten dobesia e saj, duke i dhene nje tjeter permbajtje e forme zhvillimit te tyre ne funksion te qellimit te perbashket.
Jo thjesht sepse per te mundur Saliun duhen te gjithe, po sepse per te ndertuar nje Shqiperi ndryshe duhet nje shembull i ndryshem i te bashkejetuarit ne nje bashkesi ku te gjithe kane vendin e vet e respektojne vendin e tjetrit. Dhe nuk shoh, ne fakt nuk ka kund tjeter nje force e hapesire qe mund ta jape kete shembull emancipues per shoqerine shqiptare pervecse ne Partine Socialiste.