Arafati u vra me polonium!

Arafat ishte sëmur befasisht dhe pas 17 ditësh rraskapitje nga sëmundja në Ramallah, lideri palestinez udhëtoi në spitalin ushtarak të Parisit. Megjithatë, pas sëmundjes së pakonfirmuar asnjëherë, Arafat vdiq më 11 nëntor të vitit 2004 në dhomën e tij, ndërsa rezultatet e autopsisë nuk u publikuan asnjëherë.
Shkaku i vdekjes së ish-liderit historik palestinez mund të ketë qenë poloniumi, një substancë radioaktive gjurmët e së cilës janë gjetur edhe në vrasjen e rus, Aleksandër Litvinenko, që vdiq në Londër në rrethana që mbeten të dyshimta edhe sot e kësaj dite.
Hipoteza vjen nga analizat laboratorike të kryera në Zvicër, të cituara në një dokumentar të televizionit arab, Al Jazeera.
“Shqyrtimi i gjërave personale dhe mostrat biologjike treguan nivele të konsiderueshme të poloniumit'', tha drejtori i Institutit për Fizikën e rrezatimit në Lausanne.
Arafat, ish-laureat i çmimit “Nobel”, i cili vdiq në nëntor të vitit 2004, kaloi një pjesë të mirë të jetës duke u munduar të mbronte të drejtat dhe njohjen nga Izraeli të popullit të tij.
“Këtu e kemi edhe kapelën që e ka bartur kur është larguar nga Ramallahu. I kemi marrë edhe disa mostra nga lokacione të ndryshme dhe përfundimi është se në mostra kemi gjetur sasi të konsiderueshme të poloniumit. Të gjitha këto mostra janë marrë nga gjerat personale të Arafatit. Pas analizave të bëra në këto materiale, është treguar që kemi të bëjmë me diçka anormale, me sasi të pazakontë e poloniumit”, ka thënë Francois Bochud, drejtor i Institutit për fizikë radioaktive.