Rruga pa krye e opozitës
Kush e ka patur rastin të shikojë Edi Ramën në një emision televiziv tek ekrani i tij “News 24”, ka parë një njeri konfuz, mjaft hipokrit dhe që gjatë gjithë kohës ka bërë një monolog të shpifur pa asnjë argument me vetveten. Duke u fshehur gjithnjë pas “kutive”, nuk ka lënë rast pa sulmuar hapur komisionerët edhe ata të forces së tijë politike se gjoja qenkan mashtruar për një pagë qesharake. Rama aq më tepër po bëhet qesharak në sytë e opinionit dhe të socialistëve se në mijëra komisionerë të PS në QV dhe në komisionet e numërimit për zgjedhjet e 28 Qeshorit, nuk mundi të gjejë qoftë edhe njërin prej tyre që të vertetojë se kundër tyre “qenka ushtruar presion” ose forma të tjera për manipulim të votave siç pretendon ai. Rama në gjendjen e një çmendurie që e karakterizon, në unison me Gramoz Ruçin, ka bërë edhe paralajmërimin “serioz” të kohës së Enverit “për mosndërhyrje në punët e brendshme” të ndërkombëtarëve, duke kërcënuar edhe për bojkot të zgjedhjeve lokale të përgjithshme. Pyetjes së gazetarit se “në këtë gjendje a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal”, Rama u dredhonte pyetjeve herë pas here pa asnjë argument, duke treguar hapur se opozita shqiptare në drejtimin e tij ka hyrë në një qorrsokak pa rrugëdalje. Bojkoti i zgjedhjeve të pjesshme ishte një manovër dritëshkurtër dhe qartësisht e lexueshme. Duke pare se këto zgjedhje Edi Rama i kishte të humbura, ashtu siç i ka humbur të gjitha zgjedhjet e tjera të pjesshme të zhvilluara pas vitit 2005, sa për t’i hedhur hi syve elektoratit socialist zgjodhi rrugën e bojkotit. Në qoftë se kjo çmenduri do të vazhdojë deri edhe në bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, PS rrezikon shpërbërjen si forcë politike. Pas humbjes në zgjedhjet e 28 Qeshorit, opozita në Shqipëri është në ditën e vet më të zezë. Në një gjendje mjaft konfuze, deklaratat e tyre që vijnë menjëherë pas iniciativave që merr qeveria “Berisha”, janë pa asnjë motiv edhe për faktin se daljet në publik në emër të PS të disa “prurjeve” të Edi Ramës, si Bushati, Tahiri, Shamku, Seseri, Beqja etj, po e diskreditojnë këtë forcë politike në sytë e opinionit çdo ditë e më tepër duke i dhënë një fizionomi tipike me të kaluarën e saj si parti komuniste. Duke u vendosur në bllok gjithnjë dhe vazhdimisht kundër qeverisë në zbatim të reformave që kërkohen nga institucionet ndërkombëtare, Edi Rama që ka marrë peng PS, po i bën një dëm të jashtëzakonshëm interesave kombëtare. Duke kundërshtuar thirrjet e institucioneve ndërkombëtare për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kthimin e opozitës në Parlament, po e zhyt PS gjithnjë e më tepër në batakun enverist. Pas disfatës së plotë në Tiranë, Berat dhe së fundi në Shkodër - ku Edi Rama u tkurr me të ardhurit nga rrethet e tjera të vendit, duke u mbyllur me një sallë e duke bërë monolog me vetveten, - nxori zagarët që të lehnin sa të mundnin. Menjëherë pas vlerësimeve të Ambasadorit Amerikan z.Uithers, se “nuk është i nevojshëm imuniteti” kur kërkohet për çështje hetimi nga organet e drejtësisë, Kryeministri Berisha u shpreh se “në mënyrë të vullnetshme e të njëanshme mazhoranca e konsideron të hequr imunitetin”, ndërkohë vuri në dukje se opozita është ajo që ka kundërshtuar heqjen e imunitetit gjithnjë dhe vazhdimisht duke e bërë të pamundur që të votohet ligji. Në përpjekje për t’i hedhur hi syve opinionit i zënë si miu në çark, në një dalje publike Saimir Tahiri në emër të PS, në vend që t’i përgjigjej iniciativës së mazhorancës, kërcen si majmuni degë më degë, sikur të fliste me njerëz naiv, duke fyer në radhë të parë vete socialistët shqiptarë. Duke iu shmangur problemit dhe kërkesës së ndërkombëtarëve, Tahiri me një hipokrizi të shpifur kërkoi - si i thonë fjalës - “qiqra në hell”, qe Berisha u dashka t’i dorëzojë në organet e drejtësisë. Po sa herë Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të dorëzojë imunitetin për cilindo që kërkohet nga organet e drejtësisë. A thua vallë nuk i kanë dëgjuar shqiptarët deklaratat e Berishës apo Edi Rama, duke kurdisur papagajt e vet me gënjeshtrat më monstruoze të gatuara në guzhinën enveriste, mendon se nga shpifjet diçka do të mbetet. Duke devijuar deklaratën e diplomatit amerikan, Saimir Tahiri i bën një interpretim mëngjërash, se gjoja përfaqësuesi i Amerikës e kishte fjalën vetëm për ministrat që janë në hetim. Nga ana tjetër Gramoz Ruçi, një përfaqësues i enveristëve në këtë parti deklaron me arrogancë gjithnjë dhe vazhdimisht me një urrejtje komunisti kundër demokracisë, se “nuk kemi nevojë për këshillat e ndërkombëtarëve”. Me një kokëfortësi injorantësh, Rama dhe sidomos elita e katapultuar nga pinjojt e kastës së kuqe të regjimit kriminal komunist si garda e tij më besnike, po e fundosin gjithnjë e më tepër PS në batakun enverist.
Gjendja në PS duhet të shqetësojë çdo shqiptar, jo për arsyen se na intereson apo jo progresi i kësaj force politike në drejtim të besueshmërisë për elektoratin. Ajo duhet të na shqetësojë se duke marrë përsipër faktin se është forca më e madhe politike që me qëndrimin anarkist dhe të papërgjegjshëm po pengon seriozisht monitorimin e institucioneve ndërkombëtare dhe vlerësimin e tyre në zbatim të plotësimit të kritereve për heqjen e vizave menjëherë vitin e ardhshëm. Edi Rama tanimë është i kapur nga paniku i një “kryengritjeje” të mundshme brenda PS. Gjithnjë e më tepër po shtohen zërat kundër bojkotit të Parlamentit. Me sa po shihet, ai nuk do ta ketë të mundur të mbajë të rrethuar stanin enverist me çakejt e kastës së kuqe enveriste, megjithëse u ka dhënë urdhër që të lehin natë e ditë kundër demokracisë dhe interesave kombëtare. Gardhi i Ramës po bie. Duket se shumë shpejt shumica e deputetëve socialistë që nuk ushqehen me aferat korruptive të këtij hajduti problematik në të gjithë Ballkanin, do të kthehen në Parlament, aty ku elektorati socialist edhe i ka zgjedhur. Nga ana tjetër edhe faktori ndërkombëtar gjithnjë e më tepër po i shikon me skepticizëm veprimet e opozitës që bien në kundërshtim me vlerësimin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Në fushën diplomatike po vazhdojnë pa ndërprerje procedurat për integrimin e Shqipërisë në BE. Edhe shpresa fatkeqe e Ramës se me kundërshtimin që do t’u bëjë këshillave të ndërkombëtarëve për pranimin e rezultateve të zgjedhjeve do të mundet të pengojë lëvizjen e lire të shqiptarëve në vendet Shengen, ka dështuar. Edvini, në një përpjekje pa shpresë për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve për fajin e vet personal, po mbetet i izoluar në një vetmi thuajse të paprecedentë.