E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindroma e Tokios për ekonomitë e BE-së

Modeli ekonomik amerikan u shemb. Pak vite më parë, SHBA-të kanë dhënë hua shuma të papara dollarësh. Vetëm në 2008-n, importimi kapital i investimeve ka tejkaluar 800 miliardë dollarë, për më shumë nëpërmjet shitjeve të huave të hipotekuara dhe obligacioneve të garantuara nga kreditë, d.m.th kredi në këmbim të kredive që duhen tërhequr nga pronarët amerikanë të shtëpive (të vetë shtëpive, në të vërtetë, duke qenë ato pronarë të mbrojtur nga natyra e financimeve me një garanci të limituar). Por këta tituj, tregu i konsideron të zhdukur. Kur në 2006 ishin vënë në lëvizje 1.9 miliardë dollarë, vëllimi i 2009 sipas disa parashikimeve do të shkojë tek 50 miliardë, duke u bazuar nga të dhënat e FMN-së, do të ketë një ulje prej 97 përqindësh. Asnjë shifër tjetër nuk tregon më mirë katastrofën e vërtetë të sistemit financiar amerikan.
Kur u ndalua rrjedhja e fondeve botërore që shkonte drejt SHBA-së, çmimet imobiliare ranë me 30 për qind, ndërtimet me më shumë se 70 për qind, dhe recesioni u bë i pashmangshëm.
Punëtorët e ndërtimit, të pushuar nga puna, e shtrënguan pak rripin, por edhe pronarët e shtëpive, disa prej të cilëve ndiheshin të varfër prej bankave, që nën shock nga rënia  e derivateve, e mbyllën me çelës dhënien e kredive hipotekare për të financuar konsumin. Në vitet e përpara krizës, fluksi i huadhënieve të reja ishte mbi 60 për qind e vlerës së rezidencave në ndërtim. Tani është 150 përqind më poshtë.
11 muajt e parë të recesionit që ndodhi ishim më të ashpër se 11 muajt e parë të Depresionit të Madh të 1929-s. Por financimet e publike sipas doktrinës Keynesiane, për një shifër 1,4 miliardë dollarësh në të gjithë botën, dhe shpëtimin e bankave (që kushtoi rreth 8 miliardë), kanë bërë efekt. Nga pranvera deri në fillim të verës së këtij viti, u ndalua rënia, duke e çuar recesionin në një pikë-ndalimi, e që shpresohet të mos jetë e përkohshme.
Kapaciteti prodhues i nën-përdorur megjithatë mbetet i lartë. Do të duhen vite që ekonomia botërore të gjejë rrugën e mëparshme, në veçanti sepse parashikimet e rritjes ekonomike nuk janë shumë premtuese dhe se papunësia vazhdon të rritet, si në SHBA, ashtu edhe në Evropë. Ilaçi më me efekt, që tani për tani po zbatohet është borxhi publik. Qeveritë po tërheqin tepricat e kursimeve private dhe po e injektojnë në ekonominë globale, duke e stabilizuar kështu kërkesën e agreguar dhe sistemin financiar. Si rrjedhojë, deficiti publik po kap majat e larta. Në 2009 pothuajse në të gjithë Bashkimin Evropian do të kapërcehet tavani i përcaktuar në Paktin për Stabilitet dhe Zhvillim, 3 përqind i prodhimit të brendshëm bruto (GDP), dhe në disa raste do të shkojë në 10 përqind, bile edhe do ta kalojë, si për shembull në Spanjë (10 për qind), në Britani (14 për qind) dhe në Irlandë (16 për qind).
Në SHBA, epiqendrën e krizës, po shfaqen vështirësi të madhe. Në fund të vitit, raporti midis Borxhit dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto do të hipë në 73 për qind në 2008 në 87 përqind dhe siç është parashikuar për vitin e ardhshëm një deficit të barasvlefshëm me 11 për qind të GDP, dhe është e sigurt në vazhdim të 2011-s se ky raport do ta kalojë 100 përqindëshin. Vendi simbol i stabilitetit dhe i fuqisë kapitaliste sot është në gjendje të frikshme, gati-gati sa vendet në zhvillim, duke ndjerë mbi shpinë krizën e borxhit botëror në vitet e para të ‘80-s.
Edhe pse një vend mund të bëhet i pamundur të lajë borxhet, para se të mbërrijë ky stad ka në dorë shumë mënyra që ta ulë borxhin kombëtar. SHBA-të po vlerësojnë mundësinë e vënies së një takse mbi trashëgiminë mbi depozitat e jashtme të titujve amerikanë, dhe shumë mendojnë se po kërkojnë të luajnë “letrën italiane”: një inflacion të borxhit publik dhe një zhvlerësim të monedhës, për të ruajtur konkurrencën ndërkombëtare.
Është e vërtetë, se është e vështirë të rrisësh inflacionin kur përqindja e interesit është pothuajse në shifrën zero, dhe praktikisht nuk ulet dot më tej.
Kurse në të gjithë botën skenari më i mundshëm dhe i pritshëm nga investitorët paraqet një frikë të kobshme, sepse ai bën që të realizohet versioni i rënies së mëtejshme të dollarit, çka do të sjellë rritjen e kërkesës për eksport prej SHBA-ve, bashke edhe me luhatjet e padëshirueshme të çmimeve të importit. Paradoksalisht, përqindja e këmbimeve fleksible ngjan se do të ndihmojë pikërisht vendin që e ka krijuar krizën, meqë filozofët e ekonomisë thonë se në mekanizmat ekonomikë nuk njohin drejtësi humaniste.
Por në Evropë është e vërtetë e kundërta. Banka Qendrore Evropianë i ka mbaruar të gjitha fishekët dhe nuk është e aftë të stimulojë një inflacion shtesë, edhe po ta donte (nuk mund ta bëjë, sepse sipas Traktatit të Maastricht, e vetmja arsye e ekzistencës së Bankës Qendrore Evropiane mbetet ruajtja e stabilitetit të çmimeve). Porse forcimi i euros zvogëlon si çmimet e importimeve, ashtu edhe kërkesën për eksportime dhe kjo, në vetvete, do t’i ulë çmimet. Kështu ka fort gjasa që Evropa të mos e luajë kartën italiane, çka do të sjellë që ajo të përballojë vështirësi më të mëdha për të dalë nga stanjacioni aktual. Risku është që Evropa të niset drejt rrugës së Japonisë, dhe jo drejt rrugës italiane.
Mbas krizës bankare të viteve 1987-1989, Japonia kaloi disa dekada në një stanjacion dhe një deflacion (dukuri e kundërt prej inflacionit, e cila paraqet jo-ekuilibrin monetar), ndërse borxhi publik kapte tavanin.
Që të mos ndodhë ajo që ndodhi në Japoni mbetet preokupimi i parë dhe i vetëm i qeverive të BE-së sot për sot.

* Hans-Werner Sinn është president i “Institute for economic research” (Ifo)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›