E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga para nesh

Mimoza Kusari
Shume ngjarje karakterizuan javen qe po e leme pas, duke filluar nga saga e quajtur Gjilan (lexo: raporti i forcave PDK - LDK), tek ideja per kthimin e Veriut nen administrimin e Kosoves (te pakten ashtu shpresojme), e deri tek planet me te "sofistikuara" per menaxhimin e raporteve mes Kosoves e Serbise dhe integrimit te veriut. Per te na lene mjaft material per bisede dhe komentime ishte festimi i Dites se Drejtesise (?), term ky shume relativ per realitetin te cilin po e jetojme. Ndersa, per t'i dhene ngjyre hiri jetes ne Kosove, ishin lajmet mbi ngritjen e cmimit te konsumit dhe mungesen e cfaredo plani per rimekembje ekonomike apo tejkalim te krizes. Kjo sa i perket Kosoves, perderisa ne Shqiperi vershimet shenojne dhjetera miliona euro ne deme, ndersa ne Haiti nga termeti i disa diteve me pare, ende vazhdojne te nxirren trupat e pajete te mijera njerezve. Thone se lajmi i mire nuk eshte lajm, por nga krejt cfare degjojme dhe lexojme na duhet nje lajm i mire, te pakten per te na dhene buzeqeshjen e cila po na mungon. Lajmi se serbet e Gracanices i ndihmojne Shqiperise na beri ta veme buzen ne gaz, kjo per komentin me te shpeshte: "Serbet po ia kthejne favorin per 400.000 eurot e Republikes se Shqiperise per Gracanicen". Me ose pa buzeqeshje, cili nga lajmet vendore ose nderkombetare do te bente nje te ri apo te re kosovar/e te mendonte per inkuadrim ne politike apo veprim konkret per komunitetin?
Sigurisht se lajmi per vershimet dhe termetin ofron me teper reaksion dhe deshire per te vepruar. Te pakten me beri mua te reagoj me mbledhjen e veshmbathjeve per femijet e zonave te permbytura dhe shume te tjere qe iu bashkengjiten kesaj thirrjeje. Por jo te gjitha fatkeqesite kerkojne reagime ad-hoc. Duhet ta kuptojme se mungesa e strategjive dhe planeve afatgjata dhe mungesa e transparences dhe menaxhimit te drejte te buxhetit sjell vetem dem dhe varferim jo vetem ekonomik, por edhe politik. Perditshmeria e lajmeve nga skena politike ne Kosove nuk ndjell ndonje deshire te flaket tek te rinjte per inkuadrim ne politike. Perkundrazi, sjell deshiren per te ikur dhe shperthyer kufirin e mbyllur. Kjo eshte ajo cfare ndjen nje i ri kosovar, i cili sot nuk perfshihet ne politikat zhvillimore dhe te cilit Qeveria e Kosoves me buxhetin e saj per vitin 2010 per Rinine ia ka ndare 0.50 euro ne dite. Ndonese me 60 per qind te popullsise se Kosoves nen moshen 30 vjecare, ne politikat tona shume pak mendohet dhe punohet per inkuadrimin e te rinjve ne proceset vendimmarrese. Doren ne zemer, edhe nese mundesite dhe shanset iu ofrohen atyre, reaksioni i pare do te jete negativ per shkak te pamjes se shemtuar qe eshte duke ofruar politika ditore e Kosoves. Kete ma thane edhe mua, cfare deshe ne politike? Eshte e shemtuar dhe e perlyer! Pergjigja ime ishte se kam hyre te ndryshoj dicka ne politike, e jo politika te me ndryshoje mua. Politika e cila arsyeton mungesen e moralit (se eshte politike), arsyeton nderrimin e ideologjise dhe mungesen e standardit etik (se eshte politike), i sherben vetem nje numri te caktuar te njerezve, ndersa shumica mbetet e paperfaqesuar. Me mbetet te besoj se ne cdo hap mund te behet me mire, duhet te besojme se kemi mundesi dhe force per me mire. Fakti se kemi nje numer te konsiderueshem te rinise jashte politikes, tregon per nje gje - sistemi i brishte demokratik nuk ka arritur ta sjelle standardin se llojllojshmeria e mendimeve eshte pasuri te cilen duhet te jemi ne gjendje te vleresojme dhe rrisim. Institucionet vendimmarrese veprojne per interesa te ngushta, ndersa harrojne per njerezit te cilet do te ndikohen drejtperdrejt nga mosperfillja e tyre dhe nese askush tjeter, femijet e tyre do te vuajne nga vazhdimi i nje politike te dobet.
Modeli i inkuadrimit te rinjve te Gjakoves ne procesin politik eshte nje pjese e stories. Ai model mund te shumefishohet dhe rezultatet nuk do te mungojne. Te rinjte duhet ta ngrisin zerin me shume, te jene me te dukshem dhe te organizohen me mire per te treguar se jo vetem fatkeqesite na bejne te reagojme. Organizimi i aktiviteteve per lagjen, shkollen, komunitetin, gjithmone ne ngritje te vlerave, duhet te jete synim per te gjithe. Por, aktivitetet jane te veshtira me barkun e zbrazet dhe mungesen e optimizmit. Rrethi vicioz duhet te nderpritet nga ata te cilet planifikojne dhe vendosin per ngritjen e mireqenies. Por, a mund te mendohet per te rinjte pa menduar per pensionistet? Ata nga halli formuan partine e tyre ne menyre qe t'ua perkujtojne institucioneve se jane ende gjalle dhe se kane nevoja - por, me shume se per cfaredo tjeter kane nevoje per respekt dhe dinjitet. Per t'i kuptuar hallet e rinise dhe pleqerise se bashku, i rekomandoj struktures qeverisese te Kosoves ta formojne Forumin Rinor tek Partia e Pensionisteve te Kosoves dhe aty te fillojne te diskutojne problemet e tyre te radhes, kur ata te pensionohen. Keshtu ata do t'i kuptonin hallet e rinise qe i anashkalojne dhe do te mesoheshin te planifikojne per te ardhmen e tyre, kur ata do te jene ne pension.
Per nje gje jam e sigurt: neser, kur vendimmarresit do te jene ne pension, te rinjte e sotshem do te jene vendimmarres. Vendimmarresit e sotshem nuk jane duke e dhene modelin e duhur si te sillen te rinjte me pensionistet e ardhshem.
* Zevendespresidente e AKR

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›