Ban Ki-mun: Situata ne Kosove, e qete
Ne raportin me te ri te sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-mun, kerkohet fleksibilitet ne vazhdimin e definimit te menyres se punes, lidhur me pjesemarrjen e Kosoves ne mekanizmat rajonale dhe nderkombetare. Ai vlereson se situata e pergjithshme e sigurise ne Kosove eshte "relativisht e qete, por potencialisht e ndjeshme"
NJU JORK - Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Bak Ki-mun, u ka bere ftese Serbise dhe Kosoves, qe te gjejne menyra per lenien anash te ceshtjes se statusit dhe te angazhohen ne interes te vazhdimit te bashkepunimit rajonal. "Kerkoj fleksibilitet ne vazhdimin e definimit te menyres se punes, lidhur me pjesemarrjen e Kosoves ne mekanizmat rajonale dhe nderkombetare dhe ne forume, qe eshte esenciale per zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe per stabilitetin afatgjate ne rajon", thuhet ne raportin me te ri te Ban Ki-munit, derguar Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara lidhur me misionin e OKB-se ne Kosove. Me tutje, sekretari i pergjithshem i OKB-se, vlereson se raportet e UNMIM-kut me autoritetet e Kosoves jane permiresuar, pasi ishin shenuar kontakte te kufizuara me perfaqesuesin e tij special ne Kosove, Lamberto Zanier, gjate disa muajve te kaluar. Ai vlereson se situata e pergjithshme e sigurise ne Kosove eshte "relativisht e qete, por potencialisht e ndjeshme. "UNMIK-u mbetet i perkushtuar per lehtesimin e angazhimit te te gjitha paleve, per te gjetur zgjidhje praktike per ceshtjet e interesit reciprok", thekson ne raportin e tij, Ban Ki-mun.
Misioni ka vazhduar perpjekjet e tij per gjetjen e zgjidhjeve te qendrueshme per mbrojtjen e trashegimise kulturore serbe ne Kosove, por pa sukses, megjitheqe ceshtja "eshte ne interes te te gjitha paleve dhe eshte diskutuar intensivisht per shume muaj", thuhet me tutje ne raport.
Gjate luftes se vitit 1999 dhe shperthimit te dhunes prej atehere, kishat ortodokse serbe dhe xhamite e shqiptareve myslimane, ishin shkaterruar ose demtuar.
Perderisa ne raport shprehet kenaqesi per uljen e rendesishme te tensioneve ndermjet shqiptareve te Kosoves dhe serbeve te Kosoves, ne lagjen veriore "Kroi i Vitakut", Ban Ki-mun thekson se situata ne veri te Kosoves mbetet e ndjeshme.
"Vecanerisht, incidentet nderetnike kane vazhduar te ndodhin ne Mitrovicen veriore, qe eshte arsye per shqetesim", thuhet ne raportin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se, per situaten ne Kosove, qe eshte publikuar ne faqen e internetit te OKB-se.
Me tej, ne raport shkruan se "UNMIK-u ka vazhduar t'i mbeshtese komunitetet pakice, per ta inkurajuar pajtimin dhe per te lehtesuar dialogun dhe bashkepunimin rajonal" dhe theksohet se qellim strategjik i misionit te OKB-se "mbetet promovimi i sigurise, i stabilitetit dhe respektimi i te drejtave te njeriut ne Kosove dhe ne rajon, nepermjet te angazhimit me te gjitha komunitetet ne Kosove, si dhe me Prishtinen dhe Beogradin dhe me aktoret rajonale dhe nderkombetare".