Rruga per Greqi, 2500 euro
A. Cena/ E. Hazizolli
BERAT - Trafiku i njerezve ne drejtim te Greqise, ka derguar ne pranga gjashte persona, nderkohe qe tre prej tyre jane ne kerkim. Burime zyrtare te Policise se Shtetit, thane gjate dites se djeshme se, ne bashkepunim me Policine e Beratit dhe prokurorine e ketij rrethi, kane organizuar operacionin e koduar "Ginga". Nga te dhenat mesohet se nente personat, mblidhnin njerez te cilet paguanin nga 2500 euro per te shkuar ne Greqi. Te arrestuarit sipas policise, perdornin disa rruge, nga Saranda dhe Gjirokastra, per te kaluar njerezit pertej kufirit. Policia ka sekuestruar tre taksi dhe nje fugon me te cilet behej transportimi.
Aksioni
Policia e Beratit deklaroi perfundimin e aksionit te koduar "Ginga", qe eshte finalizuar me arrestimin e gjashte personave dhe shpalljen ne kerkim te tre te tjereve. Burime zyrtare te Policise Berat, kane bere te ditur se, rreth ores 22:00 te mbremjes se dy diteve me pare, kane shkaterruar nje grup te trafikimit te njerezve kundrejt pageses per ne Greqi. Ne pranga sipas Enika Dishnica, zedheneses se Policise se Beratit kane rene, Romeo Hajdinit, 18 vjec, banues ne fshatin Orizaj te rrethit te Beratit, Taulant Hysi, 21 vjec, banues ne lagjen "Apolonia" te qytetit te Fierit, Engjell Veizaj, 46 vjec, banues ne fshatin Nashilent ne rrethin e Gjirokastres, Spartak Cacaj, 39 vjec, banues ne lagjen "18 Tetori" ne qytetin e Gjirokastres, Edvin Qato, 29 vjec, banues ne fshatin Otllak ne Berat si dhe Asqeri Mehmetaj, 42 vjec, banues ne lagjen " Kastrioti" ne rrethin e Fierit. Policia deklaroi gjithashtu shpalljen ne kerkim te Leonard Hysit nga Fieri dhe Altin Cepele, nga Roskoveci, te cilet i kane shpetuar arrestimit nga policia.
Hetimet
Personat e arrestuar, por dhe ata te shpallur ne kerkim mesohet se kane qene nen hetim qe prej dy muajsh nga ana e strukturave te policise, Zyres se Kalimit te Paligjshem te Kufirit dhe organit te Prokurorise se Rrethit te Beratit. Ne kohe te ndryshme ne bashkepunim me njeri tjetrin keta persona organizonin kalimin e paligjshem te kufirit drejt shtetit helen. Te arrestuarit nga Berati mesohet se organizonin punen duke gjetur persona te cilet donin te shkonin ilegalisht drejt Greqise. Personat e grumbulluar kryesisht djem te rinj te fshatrave te Beratit mesohet se paguanin nga nje shume prej 2500 eurosh per person me qellim kalimin ilegal drejt Greqise.
Grumbullimi i klandestineve
Nga informacionet te siguruara ne rruge operative mesohet se, ishin grumbulluar 70 persona per te shkelur ne Greqi ne menyre ilegale. Te rinjte kryesisht nga fshatrat e Beratit, Lushnjes dhe Fierit mesohet se ishin njoftuar per te shkuar dy dite me pare, ne Gjirokaster dhe me pas do te kalonin ne menyre te jashte ligjshme drejt Greqise. Cdo person mesohet se do te paguante nje shume prej 2500 eurosh per te shkuar ne Greqi. Te gjithe te akuzuarit mesohet se do te perballen me akuzen e " dhenies se ndihmes per kalimin e paligjshem te kufirit".
Te arrestuar
Romeo Hajdini, 18 vjec nga Berati
Tauland Hysi,21 vjec, nga Fieri
Engjell Veizaj, 48 vjec, nga Gjirokastra
Spartak Cacaj, 37 vjec, nga Gjirokastra
Edvin Qato, 29 vjec, nga Berati
Asqeri Mehmetaj, 42 vjec, nga Fieri
Ne kerkim:
Leonard Hysin, 43 vjec, nga Fieri
Altin Cepelen, 20 vjec, nga Fieri
Agron Ymerajn, 42 vjec, nga Berati