Chelsea, përplasje e fortë Benitez-futbollistë

Që nuk ka patur kurrë marrëdhënie të mira mes Rafa Benitez dhe Chelsea kjo dihej, por humbja me Manchester City-n në fundjavë duket se i ka krisur akoma më shumë këto marrëdhënie.
Sipas asaj që raporton "Daily Mail", gjatë ditës së djeshme ka patur një përplasje të fortë mes futbollistëve dhe teknikut spanjoll.
Ish trajneri i Liverpool dhe Inter ka akuzuar lojtarët e tij se nuk i kanë respektuar detyrat taktike të dhëna prej tij, ndërsa futbollistët kanë reaguar duke i drejtuar te Benitez fajet për humbjen në Premier League kundër Manchester City.
Me pak fjalë, ditët në Londër për Benitez duket se janë të numëruara./indeksonline/