Rrugët dytësore, Bashkia nis punën tek ish-Fusha e Aviacionit
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e rrugëve dytësore të cilat lidhen me zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet dhe më konkretisht ditën e sotme ka nisur puna në rrugën “Abedin Rexha”, rrugë e cila po zgjerohet.
Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, Rigles Balla bën me dije për News 24 se rruga do të jetë e gjërë 6 metra dhe 2 metra trotuare ku është parashikuar përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve si dhe ndricimi në të gjithë këtë rrugë, e cila lidh ish-Fushën e Aviacionit me Unazën e Re.
Rruga do të ketë një gjatësi prej 400 metrash, ndërkohë puna për zgjerimin e saj ka gjetur dhe mbështjen e banorëve përreth.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)