Droga në Ballkan, operacion në 5 shtete, 4 prangosen në Shqipëri
TIRANE – Katër persona të dyshuar për trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike janë vënë në pranga sot në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë në 5 vende Ballkanike.
Bëhet fjalë për një operacion të koordinuar mes policive të 5 vendeve: Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, vendi tonë dhe Serbisë.
Të arrestuarit janë Leonard Dushi, Agim Hasaj, Leonard Sterkaj dhe Ervis Bici, të gjithë nga Shkodra. Operacioni i koduar “Trio“ ka nisur që në orën 6 të mëngjesit në të 5 vendet ballkanike.
Policia e Malit të Zi konfirmoi se ka arrestuar 16 persona ndërsa shumë të arrestuar janë konfirmuar edhe në Kroaci dhe Serbi. Ballkani konsiderohet si një zonë tranzit për trafikim të armëve dhe drogës, në drejtim të Europës Perëndimore.
Operacioni ne Shqiperi
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot se nga Drejtoria Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të këtij qarku, u finalizua operacioni "TRIO", i cili u zhvillua njëkohësisht edhe në 4 shtete të tjera, përkatësisht: Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.
Ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera ndaj një grupi të mirëorganizuar personash, ndër të cilët edhe shtetas shqiptarë, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kryenin aktivitetin kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesat e 12 shtetasve shqiptarë, ndërkohë që është marrë masa e arrestit për 4 shtetas, përkatësisht Leonard Dushi, 41 vjeç, banues në Shkodër, në banesën e të cilit është gjetur e sekuestruar një sasi prej 30 gram bimë e dyshuar narkotike, Agim Hasaj, 35 vjeç , banues në Stërbeq, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, si dhe 111 copë fishekë luftarak, dy krëhra pistolete, Leonard Sterkaj, 27 vjeç, banues në Dedaj, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 140 gram bimë e dyshuar narkotike, 1 makineri (aparat) e cila shërben për presimin dhe ambalazhimin me vakum të lëndës narkotike, 8 aparate celularë dhe 2 automjete (Wolsvagen "Golf-5" dhe “Pasat”) si dhe Ervis Bici, 29 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 520 gram bimë e dyshuar narkotike, 103 copë fishekë luftarak, 2 aparate komunikimi në distancë si dhe 1 automjet "Hamer".
Bëhet e ditur gjithashtu se ndaj këtyre shtetasve është marrë masa e arrestit në flagrancë nën akuzën e kryerjes së veprave penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Nderkohë që materialet hetimore në ngarkim të tyre iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Operacioni ballkanik
Operacioni policor rajonal konkludoi me bum arrestimesh ne disa shtete. Policia e Malit te Zi konfirmoi se ka arrestuar 20 persona. Ne Serbi dhe Bosnje jane arrestuar 30 persona, ndersa arrestime ka patur dhe ne Kroaci, kurse ne Shqipero plot 4 persona u arrestuan.
Operacioni i koduar ‘TRIO’ nisi me urdhër të Prokurorëve të Përgjithshëm të këtyre vendeve.
Në Bosnjë, një zëdhënëse e policisë nga Banja Lluka, Mirna Soja tha për radion kombëtare se po bëhen disa kërkime me qëllim të arrestimit të disa anëtarëve të një grupi të kriminelëve, të përfshirë në trafikimin e drogës.
Në deklaratë thuhet se policia në Kroaci dhe Serbi gjithashtu kanë marrë pjesë në aksionin policor, në fazat fillestare të tij.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic konfirmoi se ka nisur dhe ne Serbi ky operacion i gjerë për të shkatërruar organizatën. Dacic u tha mediave se dhe Serbia ka ofruar të dhënat e saj për trafikun e paligjshëm, por deri tani nuk ka asnjë arrestim në këtë territor.
Ballkani konsiderohet si një zonë transite për trafikim të armëve dhe drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore.
(d.b/er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, bllokohen 283 kg kanabis, 1 në pranga