E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur braktiset e drejta jone, per fuqine e tjetrit

Nga Albin Kurti

Pavaresia e Kosoves u shpall duke u bazuar ne Planin dhe rekomandimin e Ahtisaarit dhe jo ne te drejten per vetevendosje te popullit te Kosoves. Ne Deklaraten e Pavaresise nuk u permend okupimi, kolonizimi, krimet dhe gjenocidi i Serbise, por nuk u permenden as kryengritjet, rezistenca, lufta clirimtare dhe UCK-ja. Ngjashem u veprua edhe me Kushtetuten e Kosoves te miratuar kater muaj me vone. Per pasoje, shume politikane, akademike e gazetare te huaj konsiderojne qe Kosova iu mor Serbise e jo se Serbia e kishte marrur dikur Kosoven padrejtesisht. Prandaj, te njejtit sot kerkojne koncesione te reja nga Kosova meqe, sipas tyre, kodifikimi i shkeputjes se Kosoves nga Serbia nuk eshte ceshtje e se drejtes (se popullit te Kosoves) por e fuqise (se ShBA-ve). Tolerimi i zgjedhjeve te Serbise dhe i strukturave paralele te saj, letra e Ban Ki-moon-it, 6 Pikeshi, mbetja e UNMIK-ut ne Kosove, neutraliteti i EULEX-it etj., qe te gjitha keto jane manifestim i qendrimit se pavaresia e Kosoves nuk ishte drejtesi per te, por fuqi e tjeterkujt, andaj Serbise i eshte bere e padrejte dhe tash u dashka qe Kosova t'i leshoje pe asaj. Sekendejmi, pazaret per Kosoven vazhdojne dhe nuk kane te ndalur: tashme jane paralajmeruar bisedime te reja te cilave dite me pare ua hapi deren Hashim Thaci nga Cagllavica.

Sigurisht qe kete pavaresi formale Kosova nuk e fitoi sepse Ahtisaari tha se ashtu duhej. Jane dy arsye te tjera per kete. Deri ketu kemi ardhur si rezultat i perpjekjeve te shumta per liri te te gjithe brezave te popullit tone - pa ata qe s'jane me nuk do te ishim ne sot. Dhe, po ashtu, arritem te pavaresia formale sepse faktoret e rendesishem nderkombetare ne vitin 2007 perfundimisht e kuptuan se Kosoves pavaresine nuk mund t'ia shtyjne pambarimisht - situata mund te shperthente serish duke sjellur edhe me shume deshmore dhe pasoja te paparashikueshme. Mirepo, keshtu nuk shkruan ne dokumentet e Republikes se Kosoves. Ato fillojne e perfundojne me Ahtisaar-in te cilin e vendosin siper vetes. Letrat e Republikes se Kosoves jane nihiliste, jane letra te nje Kosove pa histori, pa te kaluar, te nje Kosove pa rrejne dhe qe s'ka gravitet perfundi. Plotesisht ne perputhje me keto dokumente Hashim Thaci orvatet qe, ne njeren ane, ta theksoje 17 shkurtin duke i manipuluar femijet qe i nxjerr ne rruge me ato pelerina te shemtuara lastiku dhe, ne anen tjeter, ta shtyp 28 Nentorin dhe 5, 6 e 7 Marsin, duke mos i festuar fare, ose duke organizuar qellimisht manifestime te zbehta. Madje, duket se atij nuk i mjaftoi nencmimi institucional qe ia beri "Epopese se UCK-se", prandaj menjehere te nesermen ne nje takim me gazetare ia ofroi publikisht doren Boris Tadiqit. Nuk eshte i rastesishem as Jakup Krasniqi kur si parakusht per bisedime te reja me Serbine e permend vetem njohjen e munguar te Serbise por jo edhe dorezimin e krimineleve serbe, zbardhjen e fatit te te pagjeturve, kerkimfaljen nga Serbia dhe as nderprerjen qe ajo duhet t'ia beje financimit dhe perkrahjes se strukturave paralele ne Kosove. Ne kete aspekt, kreret institucionale te Kosoves megjithate nuk mund t'i akuzojme per mungese koherence: deklaratat, sjelljet dhe gjestet e tyre jane vecse misherim praktik i paragrafeve te dokumenteve te Republikes se Kosoves qe i kane miratuar vete.

Formimi im politik ka nisur ne fund te viteve te '80-ta dhe eshte zhvilluar pergjate dekades se fundit te shekullit te kaluar. Jam rritur me realitetin dhe idene se Serbia e ka fuqine kurse ne shqiptaret dhe Kosova e kemi te drejten ne anen tone. Dhe, natyrisht, me bindjen qe kjo e drejte e jona do te triumfoje nje dite, se drejtesia do te ngadhenjeje. Sepse, sic thote edhe Deklarata per Dhenien e Pavaresise Vendeve dhe Popujve te Kolonizuar e vitit 1960: "te gjithe popujt kane te drejte te patjetersueshme per te gezuar liri te plote, per te ushtruar sovranitetin e tyre dhe per te ruajtur integritetin e territorit te tyre kombetar" paraprakisht "duke njohur deshiren e pasionuar per liri te te gjithe popujve te varur". Mirepo, qe nga deklarata e pavaresise se Kosoves e deri te ligjet qe vazhdon t'i nxjerr Kuvendi i Kosoves eshte braktisur historia e popullit tone por edhe parimet universale qe jane rezultat i historise se popujve anekend globit dhe pergjate historise se njerezimit.

Ne kohen kur ShBA-te nuk jane me perandori ne kulmin e saj, ne kohen kur po ringjallen perandori te tjera si Rusia e Kina por edhe po lindin fuqi si Brazili e India, ne kohen kur bota po behet ngadale por sigurt multipolare, ne kohen kur edhe BE-ja po perpiqet qe te bashkohet politikisht per ta zene nje vend sa me te mire ne skenen boterore, te jesh 'sui generis', te mbeshtetesh ekskluzivisht dhe madje edhe per ceshtje shume te brendshme ne njeren prej perandorive eshte gabim qe do ta paguajne sidomos gjeneratat qe vijne. ShBA-te nuk mund t'i prishin gjithnje marredheniet e tyre me BE-ne e perandorite e tjera per neve. Konsolidimi yne i brendshem politik dhe ekonomik, pra integriteti territorial, sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik duhet te jene ceshtje tonat per neve. Ato jo vetem qe s'na i realizon dikush tjeter ne vend tonin, por kane rrezik te shnderrohen ne monedhe per kusuritje ndermjet perandorive. Mjafton ta kujtojme mosperkrahjen fillestare te ShBA-ve ndaj 6 Pikeshit, qe me vone u shnderrua ne perkrahje te plote dhe presion mbi qeverine e Kosoves sepse ShBA-te, thjesht, nuk donin konfrontim me perandorite tjera (posacerisht jo ne kohen kur i kishin zgjedhjet e tyre).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›