Maqedonia dhe integrimet evropiane
Nga Isuf Kadriu
Raporti i miratuar nga Parlamenti Evropian per perparimin e bere ne Maqedoni gjate vitit 2008, eshte nje mbeshtetje e madhe per Maqedonine, edhe pse ne aspektin formalo-juridik konkluzionet nuk jane obliguese per Komisionin Evropian - konsiderojne ekspertet per politike te jashtme, duke komentuar rekomandimin e euro-parlamentareve, qe deri ne fund te vitit te caktohet data per fillimin e negociatave per anetaresimin e Maqedonise ne Bashkimin Evropian. Ish-shefi i diplomacise, Sllobodan Cashule, thote se raporti nenkupton pergjegjesi me te madhe per Maqedonine qe te zbatoje zgjedhje te lira dhe demokratike, ndersa, sipas tij, konkluzionet e miratuara do te ndikojne edhe ne heqjen me te shpejte te regjimit te vizave me shtetet anetare te Bashkimit Evropian. "Sa i perket dates per fillimin e bisedimeve, ketu pergjegjesia jone eshte shume me e madhe, pasi ka te beje me nje ceshtje delikate dhe cfaredo qofte verejtjeje qe do te paraqitet per zgjedhjet, mund t'ia jape te drejten Komisionit qe edhe nje here te shtyje daten, pasi per momentin Komisioni Evropian nuk ka as edhe nje instrument qe do te mund ta ndalonte Greqine nga masat qe mund te marre kunder Maqedonise", deklaroi Cashule.
Raportin e Parlamentit Evropian, zyrtaret ne Shkup e kane quajtur nje fitore te vogel diplomatike, por me kete nuk pajtohet analisti politik, Mersel Bilalli. "Mendoj se tani ne fushate parazgjedhore deshirohet qe nje rekomandim i tille te eksploatohet, me qellim te perfitimit te poeneve politike, por te gjithe ata qe e njohin kete problematike, jane te vetedijshem se kjo eshte nje procedure konstante dhe nuk jane pritur ndryshme, pasi edhe ne te kaluaren kemi pasur qendrime te ketilla te Parlamentit Evropian ne raport me shtete te ndryshme, por qe nuk kane qene obligative dhe nuk jane marre parasysh nga Komisioni Evropian", deklaroi Bilalli.
Ne raport me kontestin rreth emrit mes Maqedonise dhe Greqise, Parlamenti Evropian ka dale me nje formulim te pergjithshem se shtetet anetare te Bashkimin Evropian nuk duhet t'i kushtezojne shtetet e Ballkanit ne synimet e tyre per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Duke komentuar kete, ish-shefi i diplomacise, Cashule, thote se problemi mes Shkupit dhe Athines dhe ai mes Zagrebit dhe Lubjanes mund te coje deri aty qe Bashkimi Evropian te rishqyrtoje te drejten e anetareve te saj, qe te mos bllokojne shtetet kandidate per shkak te problemeve te tyre dypaleshe. Ne kete drejtim, analisti Mersel Bilalli thekson: "Nuk jam shume optimist i madh, perkunder disa vleresimeve se gjithcka do te shkoje mire sa i perket fillimit te bisedimeve. Une mendoj se si satisfaksion Maqedonia do te fitoje liberalizimin e vizave, por per fillimin e bisedimeve per anetaresim ne BE do te miratohet permes konsensusit dhe ne kete drejtim pozicionet e Greqise jane te qarta", tha analisti Bilalli.
Ne raportin e miratuar, Parlamenti Evropian theks te vecante i ka vene nevojes per zgjedhje te lira dhe demokratike me 22 mars, ndersa ka kritikuar edhe presionet qe po i ben Qeveria ndaj mediave ne fushaten zgjedhore.