Veriu ne udhekryq
Nga Albana Isufi
Shtrirja e EULEX-it ne veri-paraprirje per shtrirjen e institucioneve te Kosoves. Ne kete qasje beson kreu i Komisionit Parlamentar per Siguri, Rustem Mustafa. Deputeti nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves, Rustem Mustafa, kete e sheh edhe si plan konkret, apo strategji per integrimin e pjeses veriore, edhe pse kjo nuk figuron te jete plan zyrtar i dale nga cilido institucion qendror i Kosoves. "Une, plan e kuptoj te shtrihet EULEX-i; kjo eshte paraprirje per shtrirjen e institucioneve te vendit atje dhe ne gjithe vendin. Ky eshte plan per mua. Strategjia eshte e mirefillte nga mekanizmat tjere institucionale, sic jane policia e EULEX-it, gjyqesia, doganat. Tash, hapin e pare e kemi bere, pikat doganore jane vendosur - kjo eshte strategjia se si po permbushet plani", thote Mustafa. Keshtu nuk mendojne deputete te opozites. Besa Gaxherri, nga Lidhja Demokratike e Dardanise, thote se nuk ka pare strategji konkrete, pa te cilen, sipas saj, integrimi i pjeses veriore, te banuar me shumice serbe, do te jete i veshtire. "Eshte deshperuese qe ne si deputete nuk kemi pare ndonje strategji konkrete, se paku nga Qeveria. Ndoshta ne sirtaret e tyre kane, nuk dua te paragjykoj, por kjo duhet te jete transparente, sepse do te kontribuonim te gjithe. Ne duhet ta arrijme qellimin, qe edhe ate pjese ta integrojme dhe natyrisht ne radhe te pare ta respektojme Kushtetuten dhe integritetin e Republikes se Kosoves", u shpreh Gaxherri.
Veriun e vendit ende nuk e kontrollojne institucionet e Kosoves. Edhe pas vendosjes se misionit evropian per sundimin e ligjit, EULEX, ne kete pjese nuk jane shperbere strukturat paralele serbe, te mbeshtetura nga Beogradi zyrtar. Besa Gaxherri pohon se ajo qe do ta pershkruante gjendjen ne Mitrovice, eshte status quo-ja. "Natyrisht, kete po e shohim, eshte status quo dhe eshte e rrezikshme; eshte kohe e rrezikshme, prandaj duhen plane konkrete dhe transparence ne kete proces", theksoi Gaxherri.
Gjate administrimit te Kosoves nga misioni i OKB-se qe perpiluar nje plan per integrimin e qytetit, i cili mbeti vetem ne leter. Edhe Pakoja e Ahtisaarit parasheh shnderrimin e Mitrovices ne qytet me dy komuna, gje qe mendohet se do t'i ndihmoje zgjidhjes se problemit. Por, edhe kjo, deri me tani nuk eshte jetesuar. Rustem Mustafa pranon se Kosova eshte vonuar shume ne marrjen e kontrollit ne kete pjese. "Ne, si vend, jemi te vonuar ne shtrirjen e kontrollit ne ate pjese. Tash ka filluar, strategjia po funksionon mire. Eshte hap i mire vendosja e pikave doganore dhe njesite e perziera qe po patrullojne", pohon Mustafa.
Po behen 10 vjet qe kur autoritetet e sigurise nderkombetare e vendore e vleresojne gjendjen ne Mitrovice si te brishte. Mbesin dilemat ne qarqe te ndryshme nese rivendosja e rendit dhe ligjit ne veri te Kosoves do te duhej te behej ne menyre graduale, duke e favorizuar faktorin kohe, apo duke perpiluar nje plan te qarte, qe per disa vjet do te integronte veriun e vendit.