E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget e Tiranes survejim me kamera

Rrugët e Tiranës do të jenë në survejim nga kamerat. Projekti 'Për një Tiranë të sigurtë europiane' është prezantuar nga ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha. Ky Projekt ka si qëllim survejimin me kamera të hapësirave publike në Tiranë. Sipas ministrit Basha ky projekt do të mundësojë parandalimin dhe dokumentimin e veprave penale.

"Është një projekt historik i cili do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm për rendin publik e sigurinë e qytetarëve, të fëmijëve, prindërve, biznesit nëpër banka, por në tërësi në integrimin e të gjithë shërbimeve që ofron sot pushteti qëndror dhe që duhet apo që do të ofrojë pushteti vendor", është shprehur Basha. Kamerat do të vendosen në vende jo të dukshme për të mos u vënë re nga qytetarët.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›