Rrugët e territ në Tiranë, vatra aksidentesh
Vetëm pak kohë nga rikonstruksioni i saj, rruga që të çon per tek Spitali Ushtarak në kryeqytet është kthyer sërish në problem për lëvizjen e makinave dhe automjeteve. Tashmë jo nga gropat, por nga ndriçimi, që këtu mungon totalisht.
E kjo situatë, është një burim i sigurtë aksidentesh. Por kjo rrugë nuk është e vetmja në terr në metropolin shqiptar. TV Klan vendosi të fiksojë atë çka ndodh në disa rrugë kryesore, lëvizja është kthyer në një aventurë të rrezikshme. Në një zonë kaq pranë qendrës së kryeqytetit, siç është Bulevardi “Xhorxh Bush“ mungon energjia elektrike. Ky terr të shoqëron deri në periferi. Pas mblljes së aktivitetit nga ana e dyqaneve përreth, Rrugën e Durrësit nuk e ndriçon më asgjë. Askush nuk e di arsyen. Ky është një tjetër kalim po me aq fluks si natën dhe ditën. Rruga për në Kamëz, fare pranë, ndodhet dhe një qendër bisnesi duke e bërë këtë rrugë nacionale edhe më publike. Këtu nuk ka asnjë ndriçim. E vetmja dritë lëshohet nga dritat e makinave apo dyqaneve buzë rrugës.
Ajo që konstatojmë është edhe një tjetër fakt. Në segmete të caktuara llampat nuk mungojnë. Këto rrugë mësojmë nga banorët përreth, se prej kohësh mbeten në terr pa ditur pse bëhet ky diferencim me rrugët fqinje. E sipas ekspertëve, mungesa e ndriçmimit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasojë vdekjen