E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 2100 niveli i ujit në oqeane rritet me 1.4 metra

Nivelet e oqeaneve do të rriten me gati 1.4 metra deri në vitin 2100, si pasojë e shkrirjes së akujve në Antarktidë. Sipas një studimi të Komitetit shkencor për kërkimet në Antarktidë, rritja e temperaturave po çon në përshpejtimin e shkrirjes së akullnajave. Rreth dy vite më parë, paneli ndërkombëtar mbi ndryshimet klimatike tha se deri në fund të shekullit nivelet e detrave do të rriteshin me 28-34 centimetra. Por gjithashtu konfirmoi se kjo shifër ishte shumë e ulët.
Të dhënat tregojnë se në 50 vitet e kaluara temperaturat në Antarktidë janë rritur me 3 gradë Celcius, rritja më e madhe në hemisferën jugore. Ekspertët thonë se në rast se këto parashikime janë të vërteta, ateherë nga rritja e madhe e nivelit të detrave, do të shkatërrohen shumë ishuj, apo qytete bregdetare si Kalkuta e Daka, e po kështu Londra, Nju Jorku, Shangai do të shpenzojnë miliarda për t’u mbrojtur nga përmbytjet. Edhe në rast se temperatura mesatare globale do të rritet vetëm me dy përqind, atëherë do ketë një rritje me 50 cm, dy herë më tepër se parashikimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›