Rruget po pastrohen ngadale
Rruget e Tiranes i ngjajne nje fushe pas betejes. Dekori electoral eshte gjysem i prishur nga shiu ose i larguar ne menyre te pjesshme.Posterat e vendosur nga kandidatet per deputete dhe partite politike vazhdojne te jene te ngjitura ngado neper mure. Disa prej tyre jane grisur nga njerezit dhe shirat gjate ketyre diteve, te tjera vazhdojne te mbulojne muret e insitucioneve, ndersa banderolat jane hequr, po keshtu dhe kartonat rreth pemeve.Kjo gjendje do te vazhdoje dhe disa dite ne Tirane derisa t’u vije rradha dhe posterave per t’u hequr nga pastrueset e qytetit.