Universitetet, nis përzgjedhja e degëve
03/07/2009 Shpallet formulari A-2, propozohen rreth 215 programe të ndryshme studimore sipas fakulteteve
Specialistët: Maturantët të kenë kujdes, fillimisht të sigurohen për degët, pastaj t’i renditin
Maturantët në të gjithë vendin, duke filluar nga dita e sotme, duhet të paraqiten pranë shkollave të tyre për të tërhequr formularin A-2, në të cilin do të listojnë sipas rendit zbritës dhjetë preferencat ku duan të ndjekin studimet e larta gjatë vitit të ardhshëm akademik. Gjatë ditës së djeshme është mundësuar shpërndarja e formularëve A-2 në të gjitha drejtoritë arsimore. Për plotësimin e tyre maturantët duhet të tregojnë kujdes që të mos nxitohen, pasi do të kenë plot dy javë afat deri në dorëzimin e tyre përfundimtar (përkatësisht më datën 15 korrik). Pavarësisht se testimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen me 10 korrik, plotësimi nuk do të cenojë maturantët në përzgjedhjen e degëve universitare për vazhdimin e studimeve. Burimet zyrtare pranë Agjencisë Kombëtare të Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) bëjnë të ditur se në total formulari A-2 do të përmbajë rreth 215 degë universitare, të cilat janë shpërndarë sipas llojit dhe vendndodhjes konkrete të universitetit. Me anën e formularit A-2 merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë. Për të tërhequr këtë formular, nxënësi duhet të ketë bërë pagesën prej 1500 lekë në një bankë ose në Postën Shqiptare, çka duhet të faktohet nëpërmjet dorëzimit të faturës së pagesës së bërë.
Preferencat
Edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave. Ashtu si dhe një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të realizojë përcaktimin e fituesve sipas parimit meritë–preferencë, sipas të cilit “parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre”. Megjithatë, kandidatët duhet të tregojnë kujdes veçanërisht në renditjen e preferencave dhe degëve, përbri të cilave duhet të vendosen kodet e duhura identifikuese, siç janë përcaktuar në renditjen përkatëse të formularit. Për të shmangur plotësimin e formularit me gabime është e këshillueshme që kopja origjinale që maturanti do të tërheqë të fotokopjohet dhe aty të ushtrohet dora disa herë. Në renditjen e dhjetë preferencave nga më e pëlqyera deri te më pak e pëlqyera, duhet treguar kujdes me vendosjen e kodeve identifikuese, në të kundërt mund të ngatërrohet dega e studimit ku maturanti do të shpallet fitues. Në kuadratin pranë programit të studimit duhet të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit i shënuar tek tabela e preferencave duhet të jetë e njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës në formular.
Krahasimi
Para se të bëjnë këtë përzgjedhje, maturantët duhet të konsultohen me guitën e Maturës Shtetërore, në të cilën janë të hedhura të gjitha këshillat e plotësimit të saktë dhe pa gabime të formuarit. Gjithashtu këta kandidatë mund të bëjnë vetë përllogaritjet e para në lidhje me totalin e pikëve që mund të grumbullojnë (përllogaritje e cila mundësohet në saje të disponimit të rezultateve për dy lëndët e detyruara si dhe llojet e koeficienteve të shkollës dhe lëndës me zgjedhje). Pasi të llogaritin numrin e pikëve, maturantët duhet t’i krahasojnë me pikët e fituesve të fazës së fundit të pranuar gjatë vitit të shkuar në mënyrë të tillë që të dinë nëse do kenë mundësi të jenë në listën e fituesve ose jo. Vetëm në këtë rast ata do të jenë të sigurte në lidhje me programet e studimit që u japin mundësinë për t’u shpallur fitues në to.
Diferencimet e pikëve
“Maturantët duhet të bëjnë kujdes në listimin e degëve ku duan të ndjekin studimet e larta. Specialistët këshillojnë që të parat preferenca duhet të jenë ato degë universitare që janë të ngjashme me llojin e shkollës së mesme që ka mbaruar nxënësi. Në këtë rast kandidati do të sigurojë më shumë pikë në rezultatin përfundimtar sesa pikët që mund të arrinte po të rendiste degë të profilit të kundërt. Kjo pasi koeficientet që përfshihen në procesin e llogaritjes janë më të larta për profilet e ngjashme të fakulteteve me llojin e shkollës së mesme. Përllogaritjet e bëra kanë treguar se përzgjedhja e profileve diametralisht të kundërta do të shoqërohet dhe me rënie të ndjeshme të pikëve. Kështu, nëse maturanti që ka mbaruar për drejtim shoqëror, por në listë vë të parat lëndët e profilit natyror, mund të humbasë nga përllogaritja jo pak, por 1000 pikë, ose më shumë. Kjo mund të jetë fatale për të, sepse jo vetëm merr më pak pikë, por kjo diferencë mund ta eliminojë kandidatin nga kuotat e përcaktuara për fituesit”, pohohet nga specialistët e MASH-it.
*Shkrimi i plotë në faqet e "Metropol"