Fëmijët e pavaksinuar, 10% e tyre nuk kanë vajtur kurrë në konsultore
Rreth 10% e fëmijëve në vend, janë të pa vaksinuar. Sipas një studimi të bërë nga institucionet shëndetësore ka rezultuar se 90 % e fëmijëve të porsalindur kanë kryer vaksinimin, ndërsa 10% e tyre janë të pavaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më problematike për kryerjen e vaksinimit janë zonat rurale, popullatat e zonave informale dhe komuniteti rom.
Këta të fundit janë dhe kategoria më problematike, ku një pjesë e tyre nuk figurojnë të regjistruar as në institucione dhe janë kategoria që i drejtohen më pak spitaleve. Ministria e Shëndetësisë, sqaron se aktualisht po mbahen në monitorim intensiv shëndetësor popullatat me risk të lartë si romët, zonat e largëta rurale apo popullatat e zonave informale. Një pjesë e vaksinave bëhen që në muajt e parë të jetës së foshnjave, e më pas ndiqen këshillat e mjekëve për moshën dhe kohen e kryerjes së vaksinave të tjera. Sëmundjet që shmangen nga kryerja e vaksinës janë: Tuberkulozi, Hepatiti Viral B, Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë, Poliomyeliti, Fruthi, Rubeola, Shytat.
MSH: Informatizimi i sistemit shëndetësor po përmirësohet
Informatizimi i gjithë sistemit shëndetësor në vend është një ndër prioritet dhe drejtimet kryesore, ku po punon Ministria e Shëndetësisë. Burime nga MSH thanë të mërkurën se "element shumë i rëndësishëm, mbi të cilin hartohen politikat shëndetësore, është mbledhja e të dhënave dhe ofrimi i informacionit të përpunuar në mënyrë shkencore". Për këtë, sipas burimeve, është në përfundim përgatitja e Strategjisë së Informacionit Shëndetësor, me qëllim ngritjen e një sistemi informacioni të unifikuar, që do të bëjë të mundur mbledhjen, përpunimin dhe vënien e të dhënat në dispozicion të ofruesve të shërbimeve. Të njëjtat burime pohojnë se "janë përfunduar procedurat e nevojshme, për informatizimin e gjithë sistemit shëndetësor, si dhe është arritur një memorandum bashkëpunimi me Fondacionin Amerikan 'Spitali Ndërkombëtar Virtual Elektronik', në kuadër të projektit 'Përmirësimi i kujdesit shëndetësor në Ballkan', nëpërmjet Telemedicinës dhe Teknologjisë së përparuar', për ngritjen e Qendrës së Telemedicinës". Kjo qendër do ti shërbejë më së miri përmirësimit të cilësisë së shërbimit, konsideron MSH. Në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, MSH po punon gjithashtu për përgatitjen e Dokumentit Politik të Burimeve Njerëzore, duke e konsideruar forcimin e këtyre kapaciteteve, si një përparësi të rëndësishme të reformës së sistemit shëndetësor. Me qëllim përftimin, ruajtjen dhe përmirësimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve, lidhur me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ndaj popullatës, po punohet për ngritjen e sistemit të edukimit në vazhdim të punonjësve të shëndetësisë. Ndërkohë, tashmë është ngritur Qendra e Edukimit në Vazhdim, me mbështetje të Qeverisë Zvicerane.