E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget prioriteti qe financohet me 2 mln leke

TIRAN- Ndertimi i rrugeve vijon edhe kete vit te jete nje nder prioritetet e buxhetit te propozuar nga qeveria. jesa me e madhe e projekteve jane vijim i atyre te nisura ne vitet e meparshme ndersa mjaft akse parashikohet te hapen gjate vitit 2011.


Projektet pritet te realizohen me financime te brendshme por pjesa me e madhe e tyre me kredi. Edhe pse jane pasqyruar ne tabelat e Ministrise se Transporteve mjaft prej tyre rezultojne te financohen me shifra minimale aq para sa nuk do te mjaftonin qofte edhe per kryerjen e pak diteve pune.


Situata behet akoma me e veshtire ku pergjate gjithe vitit ndertimit te nje rruge i eshte planifikuar nje fond rreth 20 milione leke te vjetra te cilat me shume se me fillimin e punimeve do te sherbenin per berjen e projektit apo te studimeve te tjera te nevojshme por kurrsesi per punime ne terren.


Te tilla akse nuk jane te paket. Qeveria ka parashikuar vijimin e punimeve ne nje pjese te by pass-it te rruges Plepa-Kavaje-Rrogozhine por nga totali prej 996 milione lekesh qe eshte projekti nga buxheti i shtetit eshte parashikuar te shpenzohen vetem dy milione leke.


Ky segment nuk eshte i parashikuar ne tabelen e projekteve qe do te mbeshteten me financime te huaja prandaj ne te duhet te vijojne punimet me keto para te pakten deri ne muajin Korrik kur qeveria parashikon te rishikoje buxhetin ku mund te ndaje nje fond tjeter per kete aks.


E njejta situate eshte edhe ne projektin per ndertimin e rruges Permet-arshove. I gjithe projekti kushton rreth 1.2 miliarde leke ndersa ne buxhetin e vitit 2011 jane parashikuar vetem dy milione leke. Edhe kjo rruge nuk pasqyrohet ne tabelen e investimeve qe do te mbeshteten me financime te huaja te cilat do te benin te mundur vijimin e punimeve.


Edhe aksi Qukes-Qafe Plloce qe parashikohet te kushtoje 1.5 miliarde leke do te duhet te vijoje punimet me vetem dy milione leke. Dy akset e fundit sipas tabelave te buxhetit parashikohet te fillojne se ndertuari gjate vitit te ardhshem.


Te financuar me fonde minimale ne raport me koston totale te ndertimit paraqiten edhe projekti per sistemimin e rruges Librazhd-Qafe Stude me vlere 750 milione leke nga te cilat jane parashikuar vetem dy milione leke asfaltimi i rruges Kukes-Krume me vlere totale 1.2 miliarde leke nga te cilat jane parashikuar vetem kater milione leke asfaltimi i rruges Qafe Thane-Lin loti tre me vlere 800 milione leke per te cilin eshte parashikuar vetem nje milion leke etj. Per te gjitha keto akse qeveria shprehet ne buxhet se do ti financoje me burime te brendshme nderkohe qe ka parashikuar fonde te pakonsiderueshme.


Referuar fondeve te parashikuara per nje numer te konsiderueshem rrugesh me shume se per fillimin e punimeve behet fjale per kryerjen e studimeve me shpresen e gjetjes se ndonje kredie ose duke ia lene buxhetit te vitit 2012.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›