Shmangen Krimet e Rënda për atentatin ndaj policit
27/12/2011 Polici i rrugores vazhdon të qëndrojë në reanimacion. Ngjarja e ‘98-ës, një pistë hetimi
Atentati ndaj efektivit të policisë Hyska, pyeten 25 persona
TIRANE- Ndryshe nga çfarë ndodh kur plagoset apo vritet një zyrtar policie, dhe çështjen e heton Prokuroria e Krimeve të Rënda, me atentatin ndaj efektivit të policisë rrugore Naim Hyska s’ka ndodhur një gjë e tillë. Çështja për zbardhjen e plagosjes së rëndë me një plumb në kokë i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka urdhëruar një sërë veprimesh hetimore me qëllim zbardhjen e identitetit të autorit të krimit. Ajo që bie në sy në vrasjen e mbetur në tentativë të Naim Hyskës, efektiv i Policisë Rrugore në kryeqytet, është rezervimi për ta kaluar këtë dosje tek Krimet e Rënda për hetime, ashtu sikurse pak ditë më parë gjatë një atentati me tritol ndaj zv/drejtorit të Tiranës Dorian Muça, dosja i kaloi menjëherë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hetimet janë të fokusuara tek një atentat për shkak të detyrës. Momentalisht për këtë ngjarje janë shoqëruar rreth 25 persona, të cilët gjatë marrjes në pyetje s’kanë dhënë asnjë detaj për sa i përket identifikimit të autorit të krimit. Një ngjarje e vitit 1998, kur Hyska ishte tek Forcat Speciale mbetet një pistë hetimi. Ndërkohë që janë dhënë terapi intensive dhe kujdes maksimal nga stafi mjekësor i Spitalit Ushtarak për efektivin e Policisë Rrugore. Mjekët mbeten optimist për gjendjen shëndetësore të 46-vjeçarit, por gjithsesi ata nuk japin një konkluzion, pasi Hyska ende ndodhet në reanimacion në gjendje të vështirë shëndetësore. Efektivi i policisë ditën e shtunë u qëllua me armë zjarri në praninë e djalit të tij 12-vjeçar, i cili ndodhej në automjetin së bashku me babanë e tij.