E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruget rurale, qeveria nenshkruan huan 50 milione euro me BERZH

Nje hua me interesa te buta 50 milione euro eshte nenshkruar ndermjet Ministrise se Financave dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim. Kjo hua e siguruar eshte vetem nje pjese e financimit prej rreth 400 milione eurosh, qe donatore te ndryshem do te japin per ndertimin dhe modernizimin e 1500 kilometrave rruge rajonale dhe lokale. Donatoret vleresojne se gjendja e keqe e rrugeve rurale ne vend, eshte pengese ne cilesine e jetes per banoret ne shume fshatra apo qytete te vegjel duke kushtezuar dhe zhvillimin ekonomik te tyre. Projekti per ndertimin e rrugeve dytesore ka nisur ne 2008 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pritet te perfundoje ne 2013. Gjate ketij viti ne dispozicion te ndertimit te rrugeve rurale do te vihet nje fond 180 milione USD, i cili do te administrohet nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit. Financimi. Projekti per ndertimin e rrugeve rajonale dhe lokale ka nisur nga qeveria shqiptare ne vitin 2008 dhe pritet te perfundoje brenda 2013 me nje rezultante prej plot 1500 kilometrash rruge te reja ne zonat me pak te zhvilluara te vendit, cka do te permiresoje cilesine e jetes se banoreve dhe do te nxise zhvillimin ekonomik ne keto rajone rurale. Projekti, i cili ka nje kosto totale prej rreth 400 milione dollaresh, ka gjetur perkrahjen nga 8 donatore. Ky projekt eshte nisme e qeverise shqiptare i mbeshtetur nga BB dhe qe po realizohet nga FSHZH. Ne fund te ketij projekti, i cili do te zgjase 5 vjet, parashikohet te ngrihet, jo vetem nje rrjet dytesor dhe komunal i permiresuar ne menyre rrenjesore, por edhe nje inventar i rifreskuar i te gjitha rrugeve rajonale duke mundesuar njohjen ne kohe reale te nevojave per investim dhe per mirembajtjen e tyre, cilesojne ekspertet. Sipas burimeve ne Ministrine e Transportit, kriteret kryesore per perzgjedhjen e projekteve per financim kane marre ne konsiderate, ndikimin e projektit ne zhvillimin social e ekonomik te zones, gjendja ekzistuese te rruges se propozuar, numrin e perfituesve, raportin financiar kosto/perfitim, etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›