Transferta bankare permes celularit
Transferta bankare nepermjet celularit si dhe veprime te tjera. Kjo eshte nisma me e re qe pritet te mundesoje se shpejti qeveria shqiptare. Ne nje mbledhje te posacme, kryeministri Sali Berisha thirri dje anetaret e kabinetit te tij qeveritar, per te diskutuar mbi "Mobile-Banking". Nje opsion qe do t'u mundesoje te gjithe shtetasve, qe ta perdorin celularin e tyre edhe per veprime dhe transferime bankare. Nje procedure kjo, e cila kryet vetem nepermjet institucionit te bankave apo kompjutereve. "Perdorimi gjeresisht i celulareve nga qytetaret shqiptare, per veprime bankare eshte nje standard qe duhet te arrihet me shpejtesi, duke sjelle keshtu nje zhvillim te madh ne perdorimin e internetit, si dhe duke qene nje aspekt qe lehteson ndjeshem dhe ka leverdi te madhe per qytetaret shqiptare", kerkoi kryeministri ne mbledhjen e djeshme. Sipas tij, ky eshte nje standard qe duhet te aplikohet edhe ne Shqiperi, duke permendur ketu se ne shume vende brenda nje kohe te shkurter kjo metode u pranua dhe u pergezua nga miliona qytetare dhe ndikoi ndjeshem ne cilesine e tyre te jeteses. Kjo pasi per procedura te ndryshme, banoret nuk kane pse te presin ne sportelet e bankave, por fare mire mund t'i kryejne ato nepermjet telefonit te tyre personal celular te pajisur me sherbimin e internetit. "Ky eshte nje sherbim i rendesishem, te cilin shqiptaret duhet ta kene sa me shpejte dhe per kete qeveria do te hartoje nje politike stimuluese dhe nje plan eficent veprimi, ne menyre qe sa me shpejt te kapen nivele te tilla te larta te perdorimit te internetit, nisur edhe nga perdorimi i gjere i celulareve ne Shqiperi", vijoi kryeministri. Keshtu menjehere diten e ndjeshme, u vendos ngritja e nje grupi pune, i cili do te filloje menjehere nga puna, per te hartuar nje plan veprimi ne kete drejtim. Plan qe sipas kryeministrit Sali Berisha, do te mundesonte shume shpejt qe nje sherbim dhe mundesi te tille ta kene edhe shqiptaret. Ne mbledhjen e djeshme te thirrur ne menyre te vecante vetem per te mundesuar aplikimin dhe zbatimin e ketij sistemi edhe ne vendin tone, merrnin pjese ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Shtetit, Genc Pollo, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Adrian Fullani, si dhe eksperte e drejtues nga Ministria e Financave, Keshilli i Ministrave, Enti Rregullator i Telekomunikacionit, Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit, etj. Te pranishmit u ngarkuan qe angazhohen ne menyre te menjehershme per te hartuar nje planin e veprimit ne kete drejtim. R. Rapushi