E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me përfaqësuesin e FMN, siguron per vazhdimin e bashkepunimit

Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesin e FMN-së Geruin Bell, të cilit i shprehu interesin e qeverisë për të vazhduar më tej bashkëpunimin me këtë institucion të rëndësishëm financiar. Bell shprehu mbështetjen e FMN-së për qeverinë shqiptare si dhe përgëzoi kryeministrin për kapërcimin me sukses të situatës ekonomike për vitin 2009. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria mbetet e vendosur të vazhdojë forcimin e stabilitetit makroekonomik si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja.
Po sot kryeministri Berisha zhvilloi një takim me ekspertë të fushës me qëllim përgatitjen e një plani veprimi për përdorimin e celularëve nga qytetarët për veprime dhe transferime bankare. Për këtë do të ngrihet dhe fuksionojë një grup i posaçëm pune. Përdorimi i celularit për veprime bankare tha kryeministri është një standard, i cili duhet të arrihet me shpejtësi. Kjo do të sjellë një zhvillim të madh në përdorimin e internetit, krahas lehtësirave të ndjeshme që u krijon qytetarëve për shkak të përdorimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›