Ministri Olldashi inaguron Drejtorinë Rajonale të Transportit në Fier
Në Fier është inaguruar godina e re e Drejtorisë Rajonale të Transportit. Ky është një investim i qeverisë me një fond prej 28 milionë lekësh të reja ku është ndërtuar edhe salla e re për marrjen e provimit të patentave, e cila është tërësisht dixhitale. Sipas Ministrit Olldashi ky sistem i nisur në fillim në Durrës, së shpejti do të përhapet në të gjithë Shqipërinë. Ministri i transporteve Sokol Olldashi ka theksuar se investimet në Qarkun e Fierit do të vazhdojnë dhe në të ardhmen.