Rrugetimi i klandestineve, ja skema e trafikut

Shtigjet e kalimit shtrihen pothuajse gjate gjithe gjatesise se vijes kufitare por me se shumti perdoret rruga e Sarandes.
Skema e trafikut klandestin nis ne qytetet dhe fshatrat e varfra te Shqiperise aty ku sekseret te ofrojne kalimin e kufirit ne shkemtim te pagesave nga 500 deri ne 1 mije euro per person.
Sekseret perfitojne deri ne 50 euro per person. Caktohet dita dhe te gjithe mblidhen ne zonen e nisjes qe ne Sarande jane shtepite e marra me qira ne periferi te qytetit.
Shoqeruesit e pare i kalojne ata me automjete deri ne kanalin e Vivarit. Nese policet nuk korruptohen per te lejuar kalimin ne zonen e sigurt atehere perdoren keto varka te vogla peshkataresh.
Cdo person paguan 2 mije leke per 150 metra lundrim. Ne anen tjeter te bregut ndodhen disa automjete qe i kalojne klandestinet disa qindra metra larg pikes se kalimit kufitar te Qafe Botes.
Rrugetimi vazhdon ne kembe deri sa kalohet kufiri, ku i presin taksiste por edhe mjete lundruese qe me pas i shperndajne ne brendesi te shtetit grek.
Kjo cilesohet si rruga me e sigurt sepse asnjehere nuk ben kohe e keqe dhe nuk eshte vend shume malor. Policia greke nje pjese te emigranteve i kthen pas por shumica mberijne ne destinacion dhe aty bejne pagesen per rrjetin qe organizon gjithe kete trafik.