E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbijetuarit e tragjedise: Ndricimi shpetoi

Mberritja e dy shokeve te Ndricim Myftarit ne shtepi ka rritur shpresat se 17- vjecari i zhdukur prej disa ditesh eshte gjalle.

Marsid Mita dhe Denis Zema ishin bashke me te ne nje varke dhe thone se per here te fundit e kane pare kur Ndricimi u zhyt ne uje. Por ata thone se Ndricimi eshte djale i shkathet dhe mund te kete dale me not ne breg.

Adoleshentet paguan nga 2 mije leke per person qe te kalonin ne ane tjeter te kanalit. E gjithe shuma qe do t’u paguhej trafikanteve per te kaluar ne Greqi, ishte 80 mije leke.

Ne familjen e Ndricimit ka pllakosur heshtja dhe te gjithe presin nje telefonate nga adoleshenti. Kur degjuan Ylli Myftarin se i mbyturi i nxjerre nga uji nuk ishte Ndricimi u gezuan.

Megjithate oret e ankthit nuk kane marre fund ende, edhe pse vete thone se shpresa i mban ata gjalle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›