Tragjedia, pranga 2 organizatorëve të trafikut
Skuadra e policisë e seksionit të antitrafikut në Tiranë prangosi sot paradite 2 të dyshuar si organizatorët e këtij trafiku. Në Butrint vazhdojnë kërkimet për gjetjen e ndonjë gjurme jete nga 17 vjecari i konsideruar ende i humbur. KERKIMET
ARRESTIMET
TIRANE- Arrestohen 2 të dyshuarit si organizatorë të trafikut të klandestinëve nga liqeni i Butrintit drejt Greqisë, i cili shkaktoi (deri tani) 4 viktima në mbrëmjen e së dielës. Skuadra e policisë e seksionit të antitrafikut në Tiranë prangosi Hyqmet Sollakun nga fshati Vidhishtë e Fierit si dhe Dashamir Manen.
Arrestimi i tyre u bë sot paradite në Tiranë. Ata akuzohen për organizim të trafikut të klandesti Sollaku dhe Mane janë organizatorët e trafikut të klandestinëve që po tentonin të largoheshin për në Greqi.
Me arrestimin e Hyqmet Sollakut dhe të Dashamir Manes shkon në 4 numri i të arrestuarve për tragjedinë e Butrintit, ku varka me 13 klandestinë në borb u mbyt në brigjet e liqenit të Sarandës, në vendin e quajtur porta e Luanit. Pak orë pas tragjedisë së ndodhur të dielën në mbrëmje policia prangosi pronarin e varkës Ahmet Bushi nga fshati Qaf-Gjashtë i Sarandës si dhe Bashkim Senës nga fshati Mollas i Elbasanit. Tragjedia e ndodhur të dielën ne mbrëmje në liqenin e Butrintit deri tani numëron 4 viktima si dhe një të humbur.
Dy viktimat e para të asaj nate ishin Elvira Jaho, 22 vjece dhe foshnja e saj 3 muajshe Klara. Pas dy ditëve kërkime nën ujë për gjetjen e ndonjë gjurme të 17 vjecarit të humbur Ndricim Myftari, polumbarët e RENEAS nxorën nga deti dhe dy viktima të tjera. Pas verifikimit të familjarëve u vërtetua se dy kufomat ishin të Festim Hoxha nga fshati Vidhishtë i Fierit dhe Amarildo Kuken po nga Fier. Burime policore, pohojnë se sot vazhdojnë kërkimet nga polumbarët e RENEA-s për të mundësuar gjetjen e të zhdukurit, Ndriçim Myftari. Nga ana tjetër, drejtues të Komisariatit të Policisë së Sarandës shprehen se ka shumë mundësi që 17-vjeçari të jetë gjallë. Shtimi i numrit të viktimave të tragjedisë ka nxitur policinë dhe prokurorinë që të hetojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)