E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic, prove tjeter perballe portierit Beqaj

Zlatan Ibrahimovic, autori i dy golave per Interin ne ndeshjen e fundit te Seria A, ndaj Romes, do te tentoje te shenoje kete here ne ndeshjen e Liges se kampioneve, ndaj portierit te ekipit tone kombetar, Arjan Beqaj. Ekipi qipriot Anorthosis do te vizitoje sonte ne mbremje Milanon, ne ndeshjen me te veshtire te grupit. "Gardiani" kuqezi Beqaj do te vihet perballe lojtareve te klasit boteror, si Ibrahimovic dhe Adriano. Me sulmuesin suedez, Baqaj e ka fituar nje beteje, ne ndeshjen e muajit te kaluar, kur Shqiperia barazoi 0-0 me Suedine ne "Qemal Stafa". Ibrahimovic goditi shtyllen ne pjese te pare te ndeshjes dhe ne pjesen e dyte nuk e vuri ne veshtiresi portierin tone. Beqaj ka bere figure te mire edhe me ekipin e tij, ne Qipro. Pas dy ndeshjeve te para ne Ligen e Kampioneve, portieri kuqezi ka marre lavde per pritjet e mrekullueshme. Anorthosis ne ndeshjen e pare barazoi pa gola perballe ekipit gjerman Verder Bremen. Ne ndeshjen e dyte te Liges se Kampioneve, perballe grekeve te Panathinaikosit, qipriotet fituan, 3-1. Beqaj ishte pika me e forte per ekipin e tij. Tani qipriotet shpresojne ne nje rezultat tjeter pozitiv. "Shpresojme se mund te arrijme dicka pozitive perballe nje ekipi te madh, si Interi" - deklaroi para ndeshjes trajneri i Anorthosis, Temuri Ketsbaja. Interi do te luaje ne Ligen e Kampioneve ndaj ekipit surprize qe udheheq Grupin B. "Kjo ndeshje eshte absolutisht e rendesishme per ekipin tone. Ne rast se fitojme me Anorthosin do te kemi 7 pike dhe atehere do te jemi ne nje situate te mire." - tha trajneri i Interit, Morinjo. Sulmuesi brazilian Adriano pritet te jete gati, pas mungeses ne Rome. Mbrojtesit Marko Materaci, Nikolas Burdiso dhe Valter Samuel kane lene pas demtimet, nderkohe Patrik Vieira dhe Maksuelldo te jene jashte. Nje dite para ndeshjes se Liges se Kampioneve ishin shitur 30,000 bileta, 1,500 prej te cilave i kane blere tifozet e Anorthosis nga Qipro.

A. Muraci

Liga e Kampioneve

Sot

Grupi A

Bordo - Cluj

Celsi - Roma

Grupi B

Inter - Anorthosis

Panathinaikos - V. Bremen

Grupi C

Basel - Barcelona

Shakhtar Donetsk - Sporting Lisbon

Grupi D

Atletiko Madrid - Liverpul

PSV Eindhoven - Marseje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›