Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj, akuzojne Mediun per plagosje
Gjykata e Larte pranon padine e dy te demtuarve te "Gerdecit", ndaj Mediut
Tirane-Gjykata e Larte pranon kerkesen e dy te demtuarve nga tragjedia e Gerdecit, te cilet kane paditur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ata e akuzojne Mediun si shkaktar te demtimeve te tyre, pas tragjedise se 15 marsit te vitit 2008 ne Gerdec. Gjykata e Larte ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupen gjyqesore te ceshtjes. Keshtu per padine e Roxhers Durdajt, vellait te Edison Durdes viktime e kesaj tragjedie, shorti i ka rene gjyqtares Arjana Fullani, nderkohe qe ne trupen gjyqesore bejne pjese Gani Dizdari, Mirela Fana, Majlinda Andrea dhe Aleksander Muskaj. Ndersa ne procesin e dyte ndaj Mediut, qe do te zhvillohet po ne Gjykaten e Larte, ku paditese eshte Alketa Hazizaj shorti ka caktuar si kryetar te trupes, gjykatesin Andi Celiku dhe pjese te trupes do te jene Ardian Nuni, Irma Bala, Evgjeni Sinoimieri dhe Evelina Qiriako. Dy te demtuarit e kesaj tragjedie akuzojne ish-ministrin Mediu, per "plagosje te rende nga pakujdesia". Padia e dy te demtuarve eshte dorezuar ne Gjykaten e Larte afro nje muaj me pare. Fillimisht ata jane drejtuar ne Gjykaten e Tiranes per te depozituar padine, por kjo gjykate e ka rrezuar kerkesen e tyre, duke bere qe ata t'i drejtohen Gjykates se Larte. Pak jave me pare, nena e 7-vjecarit Edison Durda, i cili humbi jeten bashke me 25 te tjere ne tragjedine e Gerdecit, iu drejtua prokurores se Pergjithshme, duke kerkuar heqje per here te dyte te imunitetit te Mediut ne Kuvend. Kjo kerkese erdhi pasi ne shtator te ketij viti, Kolegji i Bashkuar i Gjykates se Larte vendosi pushimin e procesit penal ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke marre parasysh se ky i fundit eshte tashme nje deputet dhe automatikisht gezon imunitet.
L.K