Vdes këmbësori, arrestohet shoferi
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi ky i fundit ka aksidentuar për vdekje një këmbësorë. I arrestuari është Isa Lleshi nga Shijaku.
Ai akuzohet se gjatë drejtimit të automjetit të tij dje në orë 17:50, në kryqëzimin e fshatit Synej të Kavajës ka aksidentuar me pasoje vdekjen e një këmbësori.
Lleshi i ka shkaktuar vdekjen një 60-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia.