Rryshfet per KEMP-in, arrestohen 2 mjeke
Fier-Dy mjeke te spitalit te Fierit, jane vene dje ne prangat e policise, nen akuzen e korrupsionit pasiv. Operacioni i koduar “Shkodrani”, ka perfunduar pasditen e djeshme me arrestimin e mjekut Tushe Qallia dhe kirurgut te njohur ne kete qytet, Leon Shpataraku. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzen “Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”. Sipas burime te policise lokale, mjeku Tushe Qallia, dhe kolegu i tij, Leon Shpataraku, te dy anetare te Komisionit te Paaftesise per Pune, dyshohet se jepnin padrejtesisht raporte te KEMP-it, qe leshohet per persona me aftesi te kufizuara, kundrejt shumave te parave. Kane qene disa kallezime te bere ne polici, ato qe kane zbuluar veprimtarine korruptive te mjekeve te Fierit. Finalizimi i ketij operacioni, u be pas nje hetimi disa mujor, ku per objekt ishte Komisioni i Trajtimit te Aftesive per Pune, prane Drejtorise se Sigurimeve Shoqerore. Behet e ditur se policia disponon dokumente te nevojshme qe provon akuzen e ngritur ndaj mjekeve Qallia dhe Shpataraku, mes te cilave raporte te dhena ne menyre fiktive prej tyre. Policia ben te ditur se per te njejten akuze, eshte shpallur ne kerkim edhe kryetari i Komisionit te Paaftesise per Pune, mjeku Stavri Furxhi, emri i te cilit ka dale i perfshire ne kete korrupsion. Hetimet jane kryer nga sektori kunde krimit financiar i policise ne bashkepunim me njesine Taske-Force te prokurorise. Mesohet se Furxhi, aktualisht ndodhet ne Greqi, prandaj per te eshte leshuar nje urdher arresti qe u eshte derguar autoriteteve policore greke.
Tre mjeket ne periudha kohore te ndryshme, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, duke shfrytezuar funksionin e tyre, kane pervetesuar shuma te ndryshme monetare, ne favor te dhenies se te drejtes per t’u trajtuar si te paafte per pune nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqerore. Materialet proceduriale ne ngarkim te tyre, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier, per veprime te metejshme.
Te arrestuar
Tushe Qallia
Leon Shpataraku
Ne kerkim
Stavri Furxhi