Vodhen parate e asistences, pranga 5 zyrtareve
Lac-Pese zyrtare te pushtetit vendor, te akuzuar per perfitim te parave te shtetit, duke shperdoruar detyren, kane rene ne prangat e Policise se Shtetit. Hetimet e prokurorise se Kurbinit, kane nxjerre ne drite aktivitetin korruptiv te disa zyrtareve te zyres se vendore te punesimit ne Kurbin. Burime zyrtare te policise se Lezhes, bene te ditur se ne kuader te operacionit te koduar “Asistenca”, specialistet e Sektorit Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Lezhe, kane dokumentuar veprimtarine kriminale dhe arrestimin e Gentian Rukajt, me detyre Drejtor i Zyres se Punes dhe Perkrahjes Sociale ne Lac, Mirjeta Frrokaj dhe Bledar Cufaj, te dy me detyre specialiste ne kete zyre, Klaudiana Rasha me detyre arkiviste ne Zyren Rajonale te Sigurimeve Shoqerore, Lezhe dhe Gjon Sevgjini, punonjes i postes Lac. Pese punonjesit e shtetit, akuzohen per “Vjedhje duke shperdoruar detyren”, e kryer ne bashkepunim, “Shperdorim te detyres”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikimi i akteve te gjendjes civile”. Sipas prokurorise se rrethit Kurbin, duke abuzuar me detyren, keta persona kane arritur te perfitojne ne dem te ekonomise se shtetit, per nje periudhe nje vjecare, nje shume prej 6 milion lekesh.
Hetimet
Nga hetimet ka rezultuar se gjate harkut kohor 2008-2009, keta persona kane krijuar dosje fiktive te papunesise per 85 persona. Me kerkesen e prokurorise, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, ka vendosur caktimin e mases se sigurimit “arrest burg”, ndaj Gentian Rukajt, 30 vjec, Mirjeta Frrokajt 23 vjece, Bledar Cufajt, 30 vjec dhe ndaj Gjon Sevgjinit 44 vjec, ndersa per Klaudiana Rashen, 29 vjece, eshte dhene masa “arrest shtepie”. Pas nje hetimi intensiv prokuroria ka zbuluar skemen e funksionimit te kesaj vjedhje. Koka e ketij rrjeti korrupsioni ka qene drejtori i zyres se punesimit Gentian Rukaj. Se bashku me dy vartesit e tij Mirjeta Frrokaj edhe Bledar Cufaj, ata kane krijuar 85 dosje papunesie per persona te paqene. Pas plotesimit te ketyre dosjeve, me dokumentacion te falsifikuar, ishin paraqitur kerkesat per perfitim te asistences sociale. Kuponat e pageses se papunesise, jane derguar ne Posten e Lacit, aty ku behet edhe shperndarja e parave te asistences. Hallka e fundit e ketij rrjeti, ishte punonjesi i postes Gjon Sevgjini, i cili ka futur ne listen e bordorove te personave qe trajtohen me asistence, edhe personat e tjere te paqene. Ndersa ne lidhje me misionin e arkivistes Klaudiana Rasha, ne kete vjedhje, prokuroria ka zbuluar se ajo ka ndihmuar dy specialistet e zyres se punes, Gentian Rukaj dhe Mirjeta Frrokaj, te siguronin dokumentacion te falsifikuar, sikur personat fiktive qe do trajtoheshin me asistence sociale, kishin qene te siguruar me pare ne firma te ndryshme. Pas zbulimit dhe dokumentimit te plote te kesaj vjedhje, prokuroria po heton edhe per persona te tjere qe kane ndihmuar ne sigurimin e dokumenteve te falsifikuara, per plotesimin e dokumentacionit te ketyre 85 dosjeve fiktive.
Akuzat
“Vjedhje duke shperdoruar detyren”, ne bashkepunim
“Shperdorim i detyres”
“Falsifikim i dokumenteve”,
“Falsifikim i akteve te gjendjes civile”
Te arrestuar
Gentian Rukaj, 30 vjec, Drejtor i Zyres se Punes dhe Perkrahjes Sociale ne Lac
Bledar Cufaj, 30 vjec, specialist ne Zyren e Punes, Lac
Mirjeta Frrokaj, 23 vjece, specialiste ne Zyren e Punes, Lac
Gjon Sevgjinaj, 44 vjec, specialist sherbimesh ne P.T.T, Lac
Klodiana Rasha, 29 vjece, arkiviste ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Lezhe
Demi
Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, nepermjet te aktivitetit te tyre criminal, i kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit, ne shumen prej 6 milion lekesh, qe jane perfituar ne menyre abuzime prej tyre.