E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Berisha mban barrën e mosnjohjes së zgjedhjeve

“Prej 8 ditësh, për këtë shkak zgjedhjet po kthehen në vjedhje, zgjedhjet nuk kanë rezultatin që ka krijuar vota e popullit, zgjedhjet po delegjitimohen, zgjedhjet po delegjitimojnë çdo institucion që do të dalë prej tyre. Ne emër të Partisë Socialiste ne duam të sigurojmë çdo shqiptar dhe faktorin ndërkombëtar se kemi bërë çdo përpjekje ligjore për  të mbrojtur zgjedhjet nga delegjitimimi i tyre dhe nga vjedhja”-deklaroi Gramoz Ruçi.

Ai shtoi se vullneti i Sali Berishës dhe Ilir Metës për të mos bërë transprente çdo votë po del mbi vullnetin e ligjit dhe detyrimit të çdo institucioni kushtetues që administron zgjedhjet për të treguar në dritë të diellit çdo votë.

“Krimi kushtetues KQZ që refuzon prej 8 ditësh të numërojë dhe të pasqyrojë rezultatin fitues të votimeve për Partinë Socialiste në Fier është prova më e qartë e gjithë kësaj ashtu siç konfirmon botërisht se martesa Meta-Berisha synon me çdo çmim të vjedhë mandatin e 9 të Partisë Socialiste në Fier. Ky standard i ri kriminal i cenimit të votës së shqiptarëve po i bën zgjedhjet e 28 qershorit të papranueshme dhe rezultatin e tyre të pamundur për t’u njohur si legjitim”-vijoi Ruçi.

Në emër të Partisë Socialiste, ai i ka bërë apel Sali Berishës të heqë dorë nga cenimi i votës së shqiptarëve, “duke nisur nga vota e qytetarëve të Fierit, në të kundërt do të mbajë mbi vete gjithë përgjegjësinë e delegjitimimit të zgjedhjeve, mos njohjes së rezultatit të tyre dhe delegjitimimit të gjithë institucioneve të dala prej tyre”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›