E Diel, 1 Nëntor 2026

Konventa e LSI, Meta: Pakti me PD, stabilitet për vendin

Në Konventë pritet të miratohet vendimi i kryesisë së LSI-së për të negociuar për krijimin e qeverisë së re.

Në fjalën e tij, Kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se është i pamundur bashkimi me PS-në. “Dy janë rrugët për LSI-në. Krizë ose stabilitet për vendin. Pakti me PS-në sillte vetëm krizë, ndaj zgjodhëm stabilitetin”, deklaroi Meta.

“Nuk na lidh asgjë me PS-në e Edi Ramës. Ai kishte frikë të bënte marrëveshje ndaj vodhi LSI-në dhe gjithë partitë e vogla të koalicionit të tij. Me të nuk do të bëjmë asnjëherë pakt derisa të largohet nga politika”, vijoi Meta në fjalën e tij.

Më pas fjalën në foltore e morën të tjerë drejtues të LSI-së që mbështetën koalicionin me PD-në duke e cilësuar si risi pozitive në të mirë të zhvillimit dhe integrimit të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›