Mediu: Drejtues të PD-së dëmtuan votat e koalicionit
Kreu i kësaj force politike deklaroi përballë mediave se thirrjet për të mos votuar PR-në nga funksionarë të lartë të PD-së ishin mosrespektim i marrëveshjes mes këtyre dy forcave politike.
“Me përjashtim të zotit Berisha, ishin të pa precedent dhe të turpshme thirrjet publike të drejtuesve të Partisë Demokratike drejtuar elektoratit për të mos votuar Partinë Republikane, apo thirrjet se vota për PR-në është votë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Ky dëm që u bë PR-së dhe aleatëve të tjerë të koalicionit ishte sa i dëmshëm për këto parti, por edhe për vetë rezultatin e “Aleancës për Ndryshim”, u shpreh Mediu.
Pyetjes se çfarë do të ndodhte në mandatin e tij të ri për deputet, në një kohë që hetimet për tragjedinë e Gërdecit vazhdojnë kreu republikan nuk pranoi ti përgjigjet.
Parlamenti i ri do të konstituohet në 4 shtator dhe hetimet e Prokurorisë do të duhet të presin deri në heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes.