Berisha fton biznesin kinez për investime
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë priti sot në një takim një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës Lu Zhonghe, të kryesuar nga zoti Lu Zhonghe, nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, Kryeminstri Berisha u shpreh se "Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale mjaft të mëdha në fusha të ndryshme".
"Qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe do të mbështesë investimet e kompanive kineze në Shqipëri, në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, veçanërisht në infrastrukturë, në porte në energjetikë, në zhfrytëzimin e pasurive minerare etj", u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ftoi ekspertët kinezë që të kontribuonin me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme dhe të suksesshme në zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë.
Duke e cilësuar këtë një vizitë shumë të rëndësishme në kuadër të forcimit të miqësisë mes dy vendeve, Kryeministri Berisha përcolli gjithashtu ftesën që autoritetet më të larta të Kinës, Kryeministri Wen Jiabao dhe Presidenti, Hu Jintao të vizitojnë së shpejti vendin tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer, tha Kryeministri Berisha duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kina i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë zhvillimit dhe modernizimit të Shqipërisë.
Nga ana e tij, z. Lu Zhonghe u shpreh se qeveria kineze ndiqte me interes dhe me admirim, ecurinë me ritme të jazhtëzakonshme të reformave ekonomike të Shqipërisë, si dhe vlerësoi si "të admirueshme hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të përballuar efektet e krizës ekonomike që ka përfshirë botën". "Falë hapave të ndërmarra dhe reformave të qeverisë të kryeministrit Berisha, Shqipëria ka një ekonomi në zhvillim, e cila do të ketë një rritje të konsiderueshme edhe në këtë periudhë të krizës botërore ekonomike", tha ai.
Në këtë drejtim, z. Zhonghe siguroi se qeveria e Kinës do të inkurajojë kompanitë më të mëdha kineze që të investojnë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi se "shfrytëzimi i potencialeve të Shqipërisë ka ngjallur një interes të madh tek sipërmarrësit kinezë, veçanërisht në ndërtimin e porteve, në shfrytëzimin e mineraleve, në infrastrukturë, në energjetikë etj". Gjatë takimit, të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në kulturë dhe në arsim.