KQZ miraton tabelat e rezultateve të qarkut Vlorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me shumicë votash (4 pro dhe 3 kundër) tabelat përfundimtare të rezultateve zgjedhore të Qarkut të Vlorës.
KQZ, pasi verifikoi tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga KZAZ-të e këtij Qarku me proceverbalet përkatëse, bëri korrigjimet e nevojshme, duke miratuar më pas rezultatet përfundimtare.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në votimet e 28 qershorit në Qarkun e Vlorës koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 5 mandate, ndërsa "Bashkimi për ndryshim" 7 mandate. Në Qarkun e Vlorës figuronin të regjistruar 277.987 zgjedhës, ndërsa funksionuan 345 qendra votimi të grupuara në 6 KZAZ.