Ruajtja e gjuhes shqipe

Perpjekjet per ruajtjen e gjuhes shqipe nga shoqerite atdhetare kane qene te shumta dhe te zgjatura ne vite.
Sipas studiuesve, nga 1878-a deri ne 1912-en kane qene rreth 300 te tilla, me qellim kryesor hapjen e shkollave shqipe, por edhe botimin e periodikeve ne gjuhen vendase.
Nga periudha e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit deri ne ate te shpalljes se pavaresise, numerohen rreth 130 revista dhe gazeta.
“Pas Lidhjes Shqiptare te Prizrenit shqiptaret e vendosur ne Stamboll krijuan shoqerine shqiptare per te ruajtur germat shqipe. Kjo u pasua edhe nga shqiptare te tjere te vendosur ne Bullgari, Rumani, Amerike, Brazil e Argjentine”, shprehet studiuesi Shpetim Sala.