Kur vendosej alfabeti

U zgjodh nje i tille me shkronja latine, duke evituar qe shqipja te shkruhej me shkronja arabe, apo greke, cka nenkuptonte qellimin per te mos iu nenshtruar otomaneve dhe grekeve.
Por jo vetem kaq, sipas historianeve, Kongresi pati nje ndikim te rendesishem ne bashkimin politik te shqiptareve dhe perparimin e kultures vendase.
“Historia jone e ka vleresuar Kongresin e Manastirit si arritjen me te madhe te shekullit XX. Ky Kongres kurorezoi perpjekjet e figurave me te ndritura te kombit tone per te pasur nje alfabet. Kjo pati rendesi edhe sepse tregoi prirjet e shqiptareve per te qene te bashkuar”, deklaron historiani Kristaq Prifti.
Kongresi i Manastirit u mblodh nga 14 deri ne 22 nentor te vitit 1908, me nisme te shoqerise “Bashkimi”.
Pjesemarres mes te tjeresh ishin Mit’hat Frasheri kryetar, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi nenkryetar, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda e Sotir Peci. Aty u trajtuan nje sere ceshtjesh, por vendin kryesor e zuri ceshtja e alfabetit.