E Diel, 1 Nëntor 2026

Memoriali i dy poeteve, Kuka akuzon Presidencen

Librazhd- Ish-kryebashkiaku i Librazhdit, Shaqir Kuka, fajeson Presidencen per memorialin e dy poeteve disidente te pushkatuar nga diktatura, monument per te cilin u denua nga Gjykata e Faktit me 300 mije leke gjobe dhe 1,5 vite burg me kusht. Shaqir Kuka ka depozituar ceshtjen ne Gjykaten e Apelit Elbasan, ku kerkon edhe pafajesine per moszhvillimin e tenderit te ngritjes se bazamentit te memorialit te poeteve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Prokuroria e akuzoi per shperdorim te fondeve dhe shkelje te ligjit, pasi ish kryetari i bashkise ka akorduar fonde per ndertimin e memorialit pa u zhvilluar me pare tenderi. Kuka eshte mbrojtur duke u shprehur se, "ne radhe te pare fondet nuk u pervetesuan nga une, por per ndertimin e memorialit te poeteve martire ndaj te cileve jo vetem Librazhdi, por i gjithe populli ndjehej i obliguar moralisht". Por ai ka zbardhur edhe nje fakt tjeter, pasi bashkia eshte detyruar nga Presidenca qe monumenti te perfundoje sa me pare, ndersa u inaugurua me 30 qershor te vitit 2006, ku merrte pjese edhe ish-presidenti Alfred Moisiu.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›