E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazaratsi zhdep policin rrugor

Gjirokaster- Lazaratsi sulmon egersisht efektivin e rrugores, pse kerkoi qe te largohej makina e parkuar paralelisht ne bulevardin kryesor te qytetit te Gjirokastres. Polici perfundoi ne spital ku mori dhe mjekimin dhe beri ekspertizen mjeko-ligjore, kurse i dyshuari Florian Shurdhi, 24 vjec, u shoqerua forcerisht ne komisariat nga patrullat dhe me pas u ndalua. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00 te mengjesit te djeshem, ne shetitoren e lagjes "18 Shtatori" te qytetit Gjirokaster, perballe nje banke private, ku deshmitare u bene dhjetera qytetare qe kalonin ne rruge. Pas debatit per dokumentet dhe levizjen e makines se nje prej drejtuesve, Shurdhi, i cili ishte pasagjer ne mjet, ka nderhyre duke fyer dhe me pas rrahur efektivin e policise.

Incidenti ka vene ne alarm kreret e policise se Gjirokastres qe derguan menjehere dy patrulla ne vendngjarje rreth ores 10:05 ne shetitoren e qytetit. "Punonjesi i policise se qarkullimit rrugor, gjate kryerjes se detyres se tij, ka konstatuar nje mjet te parkuar paralel. Ne kete situate ka komunikuar me drejtuesin e automjetit tip "Xhip", me targa GJ 92 80 A, dhe i ka kerkuar qe te levize makinen pasi ishte ne kundravajtje, nderkohe qe drejtuesi i mjetit nuk ka kundershtuar, por ka zbatuar urdhrin e policit", thane burime zyrtare per ngjarjen. Pikerisht ne kete moment, 24 vjecari Florian Shurdhi, banues ne fshatin Lazarat, i cili ishte pasagjer ne kete mjet, i ulur ne sediljen e pare, pa pasur lidhje me kundravajtjen e mjetit, ka fyer dhe me pas ka goditur me grushte ne fytyre policin rrugor. Per pasoje ai i ka shkaktuar plage te lehta efektivit ne krye te detyres, por ka kryer nje vizite mjekesore per shkak te ngjarjes se rende.

Ne kete moment, te njoftuar per sulmin e 24 vjecarit, ka nderhyre grupi i gatshem ne komisariatin e policise Gjirokaster. Por edhe ne kete moment mesohet se Florian Shurdhi ka kundershtuar me force dhe po ne menyre te tille eshte derguar ne ambientet e paraburgimit. "Ne perfundim te veprimeve te para, policia ka bere arrestimin ne flagrance te tij per vepren penale 'fyerje dhe goditje per shkak te detyres se punonjesit te policise" dhe "kundershtim me dhune i forcave te policise'", tha zedhenesi Gentian Mullai. Materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Ne tre muajt e fundit ne zonen e Gjirokastres shenohen disa incidente te renda si pasoje e operacioneve te ndermarra nga policia ndaj kontingjenteve te dyshuar, te fshatit Lazarat. Kontrollet ne aksin Kordhoce-Kakavije kane bllokuar jo vetem autobotet qe furnizonin gjate muajit shtator parcelat me kanabis, por kane cuar ne pranga tre persona per kultivim. Po keshtu eshte kapur nje sasi prej 100 kg hashash gjate kesaj periudhe, megjithate kercenimet e te shtenave te armeve kane penguar blute te mesyjne ne Lazarat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›