E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperndarja e heroines, pranga ciftit

Elbasan- Nje cift te rinjsh nga Elbasani rane ne prangat e agjenteve te antidroges, pasi iu kapen gjate kontrollit ne banesa 9 doza heroine me peshe 5 gram gjithsej. Burime zyrtare thane dje se ndaluan Aldo Strugani, 22 vjec, me banim ne lagjen "Syrja Dylgjeri" dhe Ersida Kovacin, 19 vjece, me banim ne lagjen "Shen Koll", ndersa kishte dyshime se ishin kontingjent i shperndarjes se droges. Mesohet se ne banesen e Kovacit policia gjeti kater doza heroine prej 1,8 gr dhe ne banesen e Aldo Strugani gjeti 3,2 gr heroine te ndare ne pese doza. Burime nga seksioni kunder lendeve narkotike bene te ditur se po punohet per te zbuluar origjinen e furnizimit me droge dhe te nje rrjeti te mundshem qe vepron ne qytet.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›