Rubik, banorët në protestë përUzinën e bakrit, s'jemi kompensuar
RUBIK- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, banoret e Rubikut kanë bllokuar hyrjen e uzinës duke detyruar punonjësit të ndërpresin punën e firmës koncensionare në Uzinën e Bakrit. Ata kërkojnë të drejtat e tyre mbi pronësinë e tokës mbi të cilën është ndërtuar.
Të pakompensuar nga Qeveria për truallin e zënë, banorët thonë se nuk do të lejojnë vazhdimin e punës së koncensionarit amerikan.
Uzina i është dhënë me koncesion një firme amerikane në 2000 por protestuesit pretendojnë se janë pronarë të tokës dhe atyre nuk i është kompensuar trualli.
(sg/shqiptarja.com)