E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranes apelon vendimin e pafajesise per gardistet e 21 janarit

Prokuroria nuk priti gjatë! Ende pa mbushur 24 orë nga momenti i dhënies së vendimit të pafajësisë për tre të akuzuarit për vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve të 21 janarit dhe në kohën që Gjykata e Tiranës ende nuk e ka zbardhur vendimin e argumentuar, prokurorët e çështjes Blerim Tominaj dhe Adriatik Camaj kanë formular ankimin që do të dorëzohet në Gjykatën e Apelit mëngjesin e së hënës.  Ky ankim, sipas burimeve të “ABC News” në prokurorin e Tiranës, mësohet se është bazuar mbi katër pikat e renditura nga gjykata, në dhënien e pafajësisë ndaj drejtuesve të Gardës së Republikës.   “Ne do të bëjmë apelin pavarësisht vendimit ende të pazbardhur nga gjykata. Ankimi do të jetë i bazuar mbi ato pika që citoj gjykata në seancën e djeshme. Në momentin që do të zbardhet i argumentuar vendimi, ne do të bëjmë përsëri ankimin plotësues mbi argumentet e renditur nga gjykata në vendimin përfundimtar”, - thanë prokurorët për “ABC News”.
Sipas prokurorisë, do të kundërshtohen të gjitha pikat e pretenduara nga gjykata si shkak për pafajësinë e tyre.

“Ne do paraqesim provat dhe argumentet tona në apel, duke mbështetur pretencën për dënimin e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Do t’I provojmë gjykatës se asnjëri nga të pandehurit nuk kanë qenë të kërcënuar nga viktimat e vrarë. Të gjithë ishin duar në xhepa kur janë ekzekutuar. Ne i quajm vrasje me dashje, pavarësishtë që viktimat nuk ishin të shënjestëruar. Gjithashtu, edhe vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, nuk ka asgjë të përbashkët me rastin e vrasjeve të 21 janarit”, - thonë prokurorët të cilët edhe në apel do të kërkojnë dënimin e Prendit me 23 vjet burg dhe për Llupon 25 vjet heqje lirie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›