Ruçi: Të miratojmë paktin; Patozi: Jo pazar për integrimin

"PS i kërkon të gjitha grupeve prlamentare të miratojmë paktin "Për Shqipërinë", përmes një vullneti të përbashkët politik të shprehur në një seancë të posaçme parlamentare", u shpreh kryetari Ruçi, pas prezantimit në seancë, të 10 pikave të platformës për integrimin e vendit.
Ruçi paralajmëroi se PS nuk do të votojë asnjë ligj që kërkon 3/5 e votave pa u përmbushur më parë pakti i propozuar nga prej saj. "Nëse qeveria e dëshiron votën tonë duhet të plotësojë propozimet tona, sepse ne nuk kërkojmë asgjë që nuk përputhet me standardet evropiane. Nuk është detyrimi i opozitës t'i votojë ligjet vetëm pse e thotë kryeministri", tha Ruçi.
"Opozita, vijoi ai, ka vetëm fjalën dhe votën, votë të cilën ne nuk do ta japim nëse ajo që ofrohet nuk është në përputhje me vizionin dhe parametrat e Bashkimit Europian", u shpreh Ruçi në seancën e sotme ndërsa në emër të opozitës refuzoi votimin e pr/ligjeve që kërkonin 3/5 dhe të parashikuara në rendin e ditës së punimeve të sotme të Kuvendit.
I menjëherë ka qenë reagimi i kreut të grupit demokrat, Astrit Patozi, duke theksuar se mazhoranca nuk mund të marrë urdhra nga drejtuesit e partive. “Ne nuk legalizojmë Wikileaks, të cilën cdo shtet nuk i referohet zyrtarisht. Parlamenti nuk ka detyrim të zgjidhë problemet që ka brenda PS, duke i konsideruar kabllogramet si fletë arresti, me të cilat Rama do që disa prej jush të jenë në burg. Ne mund të dimë më shumë se ca shkruhet në kabllograme, ne nuk kemi asnjë punë me to”, tha ai.
Sipas Patozit, deputetët nuk janë këtu për të mbrojtur kryetarët aq më tepër kur ata nuk po kërcënon njeri, madje është ai kërcënues. “Opozita është në të drejtën e vet të kërkojë ndryshime në rregullore dhe në jemi në të drejtën tonë që jo gjithçka ta pranojmë, por të thuash që të kthehemi patjetër te rregullorja e 2005 bie erë e keqe. Rama thotë se duhet të kthehemi te rregullorja e Ylli Bufit, ndërkohë që atë e nxori jashtë” , shtoi Patozi.
Sipas tij, shumica është gati që rregulloren ta përshtatë me praktikat e Brukselit. “Ne jemi pro nismave, shqyrtimit të kërkesës legjitime, jo pazareve të pista me integrimit, jo letrave qesharake dhe jo legalizim të Wikileaks”, vijoi kreu i grupit demokrat.
Pakti i opozitës
-Të votojmë rregullat e bashkëjetesës në Kuvend
-Të ngremë komision ad hock për të miratuar brenda dhjetorit reformën e parlamentit bazuar në defeketet e identifikuara nga BE
-Të vendosim me marrëveshje përfundimin e reformës brenda marsit 2012 sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke rënë dakord që propzomi ynë pasi gjendet në përputhje me standardet të miratohet me konsensus
-Të adresojmë me proces konsensual zgjedhjen e Këshillit Mbikqyrës të BSH, të propozojë 3 nga 9 anëtarët dhe të votojmë kandidatin e zgjedhur nga presidenti për detyrën e guvernatorit
-Të zgjedhim kreun e KLSH në bazë të propozimit të presidentit duke i dhënë ne një profil të parapëlqyer jo si emër.
-Të zgjedhim Avokatin e Popullit
-Të ngarkojmë komisionin e ligjeve që brenda këtij sesioni të trajtojë me një grup ad hock dhe grupe ekspertësh rast pas rasti ku duhet të përfshihen në proces të hapur cdo cështje që lidhet me ligjet që duan 3/5.
-Të japim dakordësinë se do votojmë cdo produkt të këtij procesi, bashkëdrejtim, konsensus dhe cdo nen mbështetur mbi kriterin e përputhjes me standardet.
-Të biem dakord se kufizimi i imunitteit nuk mund të jetë vazhdë e praktikës së gabuar pa konsultime, duke hapur tryezë për rishikimin e Kushtetutës ku të përfshijnë venecian, qoftë për kufizimin e imunitetit, qoftë edhe për ndryshime në kushtetutë
-Ti drejtohemi prokurores së përgjithshme me letër nga krerët e partve hde deputetet për zbardhjen e tragjedisë së 21 janarit dhe dy vrasjet politike të deputetit dhe kryekomunarit.
-Të zgjidhet drejtues i TVSH që garanton paanshmërinë e informimit të publikut.
/Start/
2011-09-29 18:23