Ruçi- Berishës: 7 vjet në pushtet pa një ftesë në DASH
Në vazhdimësinë e diskutimeve në seancën e sotme parlamentare, lidhur me privatizimin e Albpetrol, kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar kryeministrit Berisha se problemi qëndron brenda qeverisë dhe jo me opozitën. Kurse kryeministri Sali Berisha tha se problemet e brendshme të PS nuk duhet të zbresin në Parlament.
Rezulton se gjithë kjo betejë është betejë midis tyre nuk ka të bëjë fare me këtë ligj që kemi bërë ne. Dhe ku fle lepuri? Lepuri fle tek Anastas Angjeli për shkak të udhëtimit të tij të fundit me kryetarin se po i bën axhendën se tani e pranoni se këtë marrëveshje e keni dhënë ju, se puset i keni dhënë ju, tani i pranoni të gjitha dhe kërkoni ta varni në litar Anastasin. Pse s’e bëtë më parpara këtë ju, apo tani që e mori me vete kryetari në udhëtim. Pse e përdornni sallën për luftëra të brendshme? Po silleni sikur Angjeli ka bërë krim e doni ta piqni në hell. Por, unë ju them: Mos sillni në kuvend luftën e brendshme, mbajeni atë në parti, tha kryeministri.
Kurse Ruçi ka ironizuar komentet dhe pretendimet e mazhorancës rreth vizitës së kryesocialistit Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke u shprehur se PD në shtatë vite qeverisje nuk ka një ftesë zyrtare nga DASH, ndaj nga zilia i bëjnë karshillëk axhendës së Ramës.
“Ju thoni beteja është midis nesh, por unë them se beteja është midis jush. Ju ka djegur shumë vizita e Ramës në SHBA, se shkuat 7 vjet qeverisje dhe s’keni marrë një ftesë nga DASH”, tha Ruçi.