E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi, tashmë edhe zyrtarisht parti politike

Share

(E PERDITESUAR)- Aleanca Kuq e Zi që prej ditës së djeshme tashmë është edhe zyrtarisht parti politike. Kjo, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka pranuar të regjistrojë Aleancën Kuq e Zi si parti, duke qenë se kjo e fundit ka plotësuar kriteret e kërkuara.

Në kërkesën për regjistrimin si parti, Aleanca Kuq e Zi ka paraqitur në gjykatë 3 mijë e 700 firmat, si edhe statutin dhe programin e saj.

Kryetar i kësaj partie është regjistruar Kreshnik Spahiu. Por, ky i fundit do të jetë në këtë post deri në muajin maj, kur dhe do të organizohet Kongresi i Aleancës Kuq e Zi. Aty do të vendoset edhe për kryetarin e partisë, që me të gjitha mundësitë do të jetë sërish Kreshnik Spahiu, njeriu që themeloi Aleancën Kuq e Zi.

Pas dy seancash gjyqtari Arben Mullai vendosi të pranojë kërkesën për regjistrimin, si person juridik të partisë më të re që do të garojë tashmë në politikën shqiptare. Në kërkesen e depozituar në Gjykaten Civile  nga kryetari i kësaj partie Kreshnik Spahiu thuhet, se kjo parti ka si synim të mbrojë dokumentin themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën, të mbrojë dinjitetin njerëzor të shqiptarëve, duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare. Emblema e kesaj partie ka përmbajtjen “Aleanca Kuq e Zi”, me inicialet AK dhe shqiponjen në mes.

Po cili eshte statuti i Partisë Aleanca Kuq e Zi, i prezantuar në Gjykatën e Tiranës? Ne dokument thuhet se Aleanca Kuq e Zi premton se Shqipëria behet nepermjet ndertimit te nje shteti te forte juridik, mbi themele kompromisi historik dhe kombëtar të të gjithë faktorëve politikë, se Shqiperia behet nese vendosen standartet baze te demokracise dhe ndryshimit nepermjet kufizimit te mandateve politike te kryetareve te partive, kryeministrave, kryetareve te bashkive dhe komunave, ne jo me shume se dy mandate pa te drejte riperseritje.

“Shqiperia behet, – thuhet ne statut, – nese shqiptareve u garantohet e drejta per zgjedhur, nese shqiptaret njohin dhe dine per ke votojne duke hapur dosjet e te gjithe bashkepunëtoreve te sigurimit te shtetit apo te agjenturave te huaja antishqiptare. Shqiperia behet, nëse ndertohet nje model drejtesise, i cili shkeput Gjykaten e Larte dhe kushtetuese nga kontrolli politik”.

Ne programin e partise, thuhet se Aleanca Kuq e Zi do te beje perpjekje me faktoret politike institucionale dhe shoqerore, qe per shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta apo ne diaspore te ndiqet nje strategji mbarekombetare e Shqiperise ne fillim te shekullit te ri. “Aleanca Kuq e Zi, – vijohet me tej ne programin politik “Shqiperia behet, -  do ndjeke idealin e popullit per garantimin e parimeve kushtetuese, te sanksionuara ne Kushtetute, duke mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar qe jeton jashte kufinjve te saj dhe kudo ku shqiptaret jetojne ne trojet etnike ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Çameri, Luginen e Presheves apo ne diaspore”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›