Vetevritet polici ushtarak
Tirane- Nje 23-vjecar efektiv i policise ushtarake eshte vetevrare me armen e sherbimit ne menyre aksidentale. Te afermit e tij, e kane percjelle dje per ne banesen e fundit me lot e ulerima. Asnje nuk e besonte se Endrit Tresa, nuk ishte me prane tyre. Rruges per ne shtepine e te riut, e cila ndodhet ne fund te fshatit Damjan, gra te veshur me te zeza, kolege te 23-vjecarit, por edhe te aferm te tij, shihnin njeri-tjetrin duke mos e besuar qe Endriti nuk ishte me. "O bir, o bir", therriste edhe gjyshja e tij, e cila e gjeti te vdekur ne banese. E veshur me te zeza, me shami te bardhe te koke, me nje fytyre te rrudhosur, perpiqej te fshinte lotet. Se bashku me te afermin e saj, Naimin ata tregojne sesi ndodhi ngjarja dy dite me pare. "Ishte ora 10:00 e paradites se dy diteve me pare, kur Endriti ka ardhur se bashku me kusheririn e tij e me dy vellezerit, dhe do te shkonin per te peshkuar. Por meqe makina e Endrit nuk ndizej, ai kishte shkuar te disa shoket e tij ne Vaqarr, per ta rregulluar", kane nisur te tregoje dy te afermit e te riut. Sipas tyre djali ishte kthyer serish ne banese. "Ora ishte 18:00, kur Endriti ka hyre ne dhome per t'u zhveshur. Jashte, te ulur ne avlli kane qene dy vellezerit e tij, ndersa afer me shtepine ka qene gjyshja. Eshte degjuar nje krisme dhe gjyshja, iu eshte drejtuar dy niperve te tjere, duke i thene qe te shkonin te shihnin se cfare kishte ndodhur", tregon me tej Naimi. Mesohet se 23- vjecari ishte i perkulur ne dysheme. Arma tip pistolete, te cilen e kishe te sherbimit ishte afer tij, ndersa ne murr mbrapa deres se dhomes ishte krijuar nje vrime. Sipas te afermve, 23-vjecari ka qene duke u zhveshur, kur dyshohet se arma qe ka qene e mbushur, t'i kete rene nga dora dhe me pas ka kryer nje qitje te pavullnetshme. Plumbi tek, i cili ka dale nga arma fillimisht ka prekur murin dhe me pas ka bere rioshet, duke pershkruar arterien e kraharorit. Mesohet se pasi te afermit e kane gjetur te ulur ne toke dhe pa ndjenja, jane nisur per ne Spitalin Ushtarak, por aty kane mesuar se Endrit Tresa kishte vdekur. Nga hetimet e para te kryera nga ana e grupit hetimor, dyshohet se i riu ka kryer vetevrasjen kur ka ardhur, pasi policia dyshonte se ai ishte autori vjedhjes se xhaxhait te tij, si dhe e kishte shoqeruar disa here ne komisariat. Ndersa te afermit e tij mendonin se gjithcka mund te jete aksidentale, si pasoje e nje shkrepjeje te pavullnetshme te armes se tij. Policia eshte duke hetuar per te zbardhur rrethanat dhe motivet qe cuan te riun, te kryente vetevrasjen. Materialet hetimore i kaluan per hetimeve te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Te aferm te viktimes do te merren ne pyetje, per te zbardhur edhe me tej rrethanat e krimit.
Grabitja e baneses se xhaxhait te viktimes
Policia e Tiranes ka sqaruar dje, se viktima ishte shoqeruar ne komisariat pasi dyshohej te ishte autori i vjedhjes se baneses se te afermit te tij. Ne nje njoftim per shtyp, policia shpjegonte se me daten 8 maj te ketij viti, gjate nates ne fshatin Damjan komuna Vaqar, eshte vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Bujar Hariz Tresa, 52 vjec, ku jane marre 20 mije leke. Nderkohe qe autori i kesaj grabitjeje nuk eshte gjetur ende.
Grabitja e baneses se xhaxhait te viktimes
Policia e Tiranes ka sqaruar dje, se viktima ishte shoqeruar ne komisariat pasi dyshohej te ishte autori i vjedhjes se baneses se te afermit te tij. Ne nje njoftim per shtyp, policia shpjegonte se me daten 8 maj te ketij viti, gjate nates ne fshatin Damjan komuna Vaqar, eshte vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Bujar Hariz Tresa, 52 vjec, ku jane marre 20 mije leke. Nderkohe qe autori i kesaj grabitjeje nuk eshte gjetur ende.