Ekzekutohet poshte pallatit kambisti
Durres- Nje kambist eshte ekzekutuar poshte baneses se tij. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 17:45 minuta ne lagjen numer 11 prane Gjykates se Rrethit Durres. Viktima Agush Hyzoti eshte qelluar me arme zjarri ne hyrje te pallatit ku ai jetonte, ne kohen qe po shkonte ne apartamentin e tij. Menjehere pas ekzekutimit, autoret e ngjarjes jane larguar ne drejtim te paditur duke humbur cdo gjurme. Hyzoti eshte derguar menjehere per ne spitalin e Durresit nga banore te zones, ku dhe ka nderruar jete gjate rruges si pasoje e plageve te renda qe ka marre ne trup. Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie, te cilet kane rrethuar te gjithe zonen, si dhe po punojne per zbardhjen e motivit te vrasjes, per indentifikimin e autoreve. Burime nga policia bene te ditur se 45- vjecari u qellua nga nje distance teper e afert. Deri me tani, policia nuk ka ende nje piste zyrtare hetimore, kjo u konfirmua edhe nga drejtori i Krimeve te Hapura, Nikolin Bala, i cili mberriti ne vendngjarje se bashku me grupin hetimor. Per policine nuk eshte ende e qarte, se sa persona kane marre pjese ne kete krim. Nderkohe qe ne kerkim te tyre jane vene efektiva te Policise se Qarkut te Durres, si dhe forcat e RENEA-s, te mberritura nga Tirana.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur vetem pak metra larg qendres se qytetit te Durresit, ne lagjen numer 11, ne afersi te Gjykates se Rrethit. Sipas deshmitareve ne vendngjarje mesojme se 45- vjecari Agush Hyzoti, rreth ores 17:45 minuta duke iu afruar hyrjes se pallatit ku jetonte, ndersa po tentonte te ngjitej per ne apartament, ku ndodhej i vetem, eshte qelluar me arme nga persona ende te paidentifikuar. Policia nuk ben te ditur llojin e armes me te cilen eshte ekzekutuar 45-vjecari. Ne vendngjarje jane sekuestruar gezhojat e gjetura. Bluzat e bardha te spitalit bejne te ditur se 45-vjecari, kishte nderruar jete nga plaget fatale te marra ne trup, perpara se te mberrinte ne urgjence. Policia tha se ka ngritur shume postblloqe ne qytetin e Durresit, si dhe ne periferi te tij. Nderkohe qe ende nuk eshte zbuluar se kush ishin atentatoret.
Hetimet
Edhe pas deshmive te para te marra, nga policia, vrasja e kambistit mbetet ende pa nje motiv se per cfare u krye, ndersa rrethanat dhe menyra se si ndodhi perkon me nje ekzekutim te miremenduar, pasi dyshohet qe vrasesit mund ta kene ndjekur, ndersa zgjodhen momentin me te pershtatshem per ta kryer kete vrasje. Nje piste ku po hetohet mbi vrasjen e 45-vjecarit, eshte ajo per shkak te detyres se tij. Sipas hetimeve paraprake te policise, 45-vjecari mund te kishte ndonje konflikt te vjeter per shkak te profesionit, por nuk hidhet poshte edhe pista e nje grabitje te tij ne kohen qe po kthehej per ne banese.
Policia
Sipas te dhenave paraprake, mesohet se ky krim mund te jete kryer me shume se sa nga nje autor. Mbi trupin e 45-vjecarit, eshte qelluar disa here me arme zjarri, cka e beri ate te humbte jeten. Sipas policise, 45-vjecari Hyzoti po kthehej nga puna e tij, por eshte qelluar ne menyre te befasishme nga persona te paidentifikuar. Policia po mban kontakt me familjaret, po merren ne pyetje edhe personat, qe mund te kene pare autoret ne momentin qe ka ndodhur ngjarja.